Eurosong 2019/ Rrëfehet kompozitorja Eriona Rushiti: Ja përse vendosëm që kënga të jetë në shqip

Kënga “Ktheju tokës” e interpretuar nga Jonida Maliqi me tekst edhe muzikë të Eriona Rushitit u zgjodh fituese e Festivalit të Këngës. Për kompozitoren edhe tekstshkruesen Rushiti edhe përse kanë kaluar disa ditë, ende është e paperceptueshme për të trofeu që ka marrë. Në një rrëfim për “ReportTV” Rushiti sjell gjithë zanafillën e këngës, para se të bëhej pjesë e edicionit e 57-të, por edhe punën që kanë nisur për të bërë për një përfaqësim sa më dinjitoz të vendit tonë në Eurosong.

 

Janë orë që akoma nuk e percepton atë që ka ndodhur. Ka qenë një dëshirë jona, që si çdo krijues, siç do interpretues të vlerësoheshim me këtë këngë, por akoma më duket e paperceptueshme. Fillimisht i tregova Enis Mullait, (një nga bashkëpuntorët e mi të ngusht) vijën melodike, harmoninë edhe idenë e këngës, që i pëlqeu edhe e mbështeti. Menduam se do të ishim diçka madhështore, vet madhështia të çon drejt triumfit. Që në hapat e parë dukej se do të kishte bulëza e folkut tonë nga modi në të cilën unë përdora këngën. Kësaj ideje iu bashkëngjit edhe Enisi me një orkestracion të mrekullueshëm, janë përdorur edhe instrumente, si fyelli.

Eriona Rushiti, kompozitore

Folkun tonë e quan një thesar, që nuk është shfrytëzuar aq sa duhet, prandaj Rushiti disa elementë folklorik i ka gërshetuar me elemente modern në këtë këngë. E vlerëson si armën më të fortë që ne kemi, por, pas muzikës duhet të zgjidhte edhe vokalin

Më vonë vendosa që këtë krijimtari t’ja tregoj Jonidës. Jonida m’u duk vokali më i përshtatshëm. Ka një timbrik shumë të veçantë, ndjeshmëri artistike dhe emri që ka lënë në muzikë. Ishte në fillim pak skeptike, se është shkëputur nga skena prej shumë vitesh. Më takoi sa për respekt. U takuam, i vura kufjet në veshë. U dashurua me dëgjimin e parë. Edhe më tha: “Ma rrëzove idenë që nuk dua të marrë pjesë në festival. U krye. 

Eriona Rushiti, kompozitore

Fenomeni i emigrimit, fort i njohur për shqiptarët që në vitet ’90, por edhe në ditë e sotme solli “Ktheju tokës”... “Ktheju tokës” bëhet njëkohësisht një thirrje për të larguarit.

Tema u iniciua nga muzika, ishte muzika që më shtyu të bëjë edhe këto vargje. Ritmi i fortë i tokës, që godet me daulle tokën. Kjo pastaj erdhi duke u zhvilluar, si ide, edhe gjithë rrugëtimi i melodisë më çonte në idenë e ikjes së shqiptarëve, dikur edhe sot. Një mesazh, një kërkesë që ata të kthehen edhe të japin më shumë për këtë vend. Kemi nevojë për të gjithë.

Eriona Rushiti, Kompozitorja

Nuk kanë kaluar 48 orë nga dhënia e çmimit, edhe artistët kanë nisur punën për në Eurosong

 

Në fakt puna jonë ka filluar. Ne u mblodhëm që dje i gjithë stafi, sepse ambicia jonë është shumë e madhe. Kjo ambicie vjen se nuk përfaqësojmë vetëm shqiptarët këtu, por shqiptarët kudo në botë. Dje menduam sikur ata që shkojnë atje edhe përfaqësojnë Shqipërinë, sikur e kanë Shqipërinë në kurriz. Do të regjistrojmë edhe njëherë këngën në një studio shumë të mirë. teksti nuk do të ndryshohet, sepse nuk do të kishte asnjë kuptim që kënga të ndryshonte gjuhën. Ambicien e kemi shumë të madhe, jo për të arritur diçka, por për t’u përfaqësuar mirë. Do t’i mendojmë të gjitha detajet me kujdes, por besoj se jemi të gjithë profesionist, prandaj besoj tek të gjithë.

Eriona Rushiti, Kompozitorja

Qëllimi i artistëve në këtë garë është “Përfaqësim sa më dinjitoz. Kënga jonë është kënga e parë, që është shpallur si pjesëmarrëse në Eurovizion, të shikojmë edhe se çfarë do të ketë më pas”.

Kënga do të jetë në shqip edhe gjatë kompeticionit në Eurosong 2019 në Tel Aviv të Izraelit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eni durres: 30/12/2018 23:49

    Pershendetje, per ata qe nuk e dijne kenga do promovohet krahas te tjerave ne transmetime audio e do degjohet papushim ne metropole, kryeqytetet kryesore. Eurovision mbart vlerat e perbashketa dhe ato te shtuara evropiane dhe vizionin e Evropes ne aspektet e fqinjesise se mire dhe zgjerimin ne BE. Ashtu si Shqiperia edhe Izraeli jane vende kandidate per anetaresim sipas kerkeses se tyre per hyrjen ne BE dhe kenga jone do transmetohet vijimisht ne Bruksel dhe Tel Aviv. E sic eshte e duhur qe kenga te jete e kuptueshme nga publiku tema gjitheperfshirese e kenges, do duhet perkthehet dhe miratohet me redaktim nga min per Evropen dhe punet e jashtme per elementet e saj si dhe min shqiptare e kultures. Suksese kengetares shqiptare ku sic eshte e ditur ne Eurovizion perfaqesimi eshte me emer porse ne votim listohet Shqiperia! Kenga e ka te nevojshme perkthimin dhe qe ndonje strofe mund te kendohet shqip; kenga ne teresi do kenduar ne gjuhen angleze te njohur globalisht ose me alternim ne strofat e saj me ndonjeren nga gjuhet zyrtare te BE-se. Viti 2019 ka rendesine e tija te madhe per shqiptaret anembane botës si viti i rihapjes se negociatave tona me BE dhe edukimi edhe kultura eshte nje nder kapitujt kyç te cileve iu matet progresi nga BE.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet