Eva Murati për koleget e emisioneve sportive: Nuk mund të tërheqë më tepër vëmendjen dekolteja se ajo që flisni

Në një kohë kur emisionet sportive po konkurojnë njëri tjetrin për të ftuarin më VIP apo më seksi ndërsa diskutimet janë fokusuar tek Botërori i fubollit Rusi 2018, prezantuesja e njohur Eva Murati që drejton vetë një emision të tillë prej 2 vitesh, është e mendimit se veshja e prezantueseve duhet të jetë sa më etike. E ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, Murati tha se Kampionati Botëror është një emision që ndiqet nga një publik i gjerë, ndaj prezantueset nuk duhet ta teprojnë me zhveshjen. E pyetur si duhet të jetë veshja e tyre, ajo u përgjigj:

 Mendoj aq sa të jetë etike për tu parë, duke patur parasysh që emisionet sportive, aq më tepër këto të botërorit i sheh e gjithë familja, nuk do ti shohë vetëm një publik mashkullor, por e ndjek e gjithë familja. Botërori është festë, botërori është energji, është qejf, me dëshirë. Të gjithë i shohin ndeshjet pak a shumë. Kështu që aq sa të jetë etike mendoj unë dhe aq sa ti të mund ta përballosh. Nuk mund të ta tërheqë më tepër vëmendjen dekolteja se sa ajo që ti flet. Pra duhet ajo çfarë është e pranueshme për një publik të gjerë.

Eva Murati, moderatore

Për ta mbështetur mendimin e saj Eva Murati përdori edhe një shprehje të vjetër shqiptare si dhe u bazua tek fjalët e Barbara Durso  " Hape dekoltenë aq sa mund të japësh dhe të flasësh"

Për vajzat që shkojnë në këto emisione dua të them që Si është vendi, bëhet kuvendi. Barbara Durso ka një shprehje " Hape dekoltenë aq sa mund të japësh dhe të flasësh . Mua më duket mjaft interesante. Nëse ti ndihesh mirë, askush , të paktën vetëm pjesa më e madhe nuk do përqëndrohet tek hiret e tua, por do përqëndrohet në atë cfarë ti flet dhe di të thuash

Eva Murati, moderatore

Eva Murati prezanton prej 2 vitesh Studio UEFA Champions League dhe Sport Ëeek në platformën Tring Digital ndërsa aktualisht është moderatore edhe emisionit kushtuar Kampionatit Botëror të Futbollit “Extra Time” në Vizion Plus dhe Tring. Ajo është një prej prezantueseve më të njohura sa i përket formateve sportive në televizionet shqiptare, padyshim edhe për shkak të bukurisë së saj por gjithmonë shumë e kujdesshme kur vjen puna për veshjet dhe look-un e saj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë