Ahmetaj nxjerr pagat: Lojtarë e trajnerë bëjnë evazion fiskal! Braçe zbulon manovrat e FSHF:S’e mbyll gojën

TIRANE-Në seancën e sotme plenare të Kuvendit, kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe thirri në një interpelancë ministrin Arben Ahmetaj lidhur me ligjshmërinë fiskale në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ministri Ahmetaj u shpreh se FSHF është një organizatë jofitimprurëse, që paguan disa taksa.

Por Braçe deklaroi se nuk mori përgjigje nga ministri për dy cështje  kryesore; Sa është % që i takon buxhetit nga e drejta televizive në 10 vitet e fundit dhe se çfarë është zëri ‘paga jashtë federatës’? Sipas deputetit të PS, vlera e zërit ‘paga jashtë federatës’ është tre herë më e madhe se vlera e pagave të paguara për personelin në FSHF.

E ndërsa nuk i kurseu sulmet ndaj presidenti të FSHF, Duka, ai kërkoi nga Ministri që askush nuk duhet të ketë imunitet fiskal dhe të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, qofshin legjendë e kombit ndërsa mori disa shembuj në Europë nga Gjermania në Spanjë, por edhe vende të tjera.

Ndërkohë që Ahmetaj gjatë fjalës së tij e vendosi theksin te formalizimi me emergjencë i klubeve të futbollit. Ai mori disa shembuj nga ekipet e futbollit të Skënderbeut, Tiranës, Partizanit dhe Vllaznisë ku lojtarët deklarojnë kontrata qesharake, madje marrin më pak se ekonomistja duke fshehur të ardhurat. Ministri nxori listat e pagesave edhe per trajneret, ku theksoi se në futbollin shqiptar ka edhe trajnerë që punojnë ‘për pasion, pasi nuk marrin asgjë, apo që deklarojnë 1 lek’. Për të gjitha këto raste ai tha se duhet një formalizim emergjent.

Në fund të diskutimit në Kuvend, Braçe në një moment debati me Ahmetajn theksoi se duhet të paguajnë edhe të mëdhenjtë njëlloj para ligjit dhe jo vetëm ‘fakirët’, ndërsa solli një rast konkret. Ai tha se një pronar lokali në Lushnje u gjobit për mos prerje të kuponit ndërkohë që nuk kishte asnjë person brenda.

Erion Braçe: Uli Hënes është një kampion bote, është dënuar me 3.5 vite burg për evazion fiskal dhe mori në detyrim për të paguar 18.5 mln euro detyrime tatimore që u ishte shmangur. Ronaldo pagoi 18.8 mln euro gjatë periudhës që luante në Spanjë, po ashtu edhe Murinjo është dënuar me një vit burg dhe detyrimin për të paguar 1.78 mln paund, por edhe Messi që është dënuar me 21 muaj dhe detyrimin për të paguar 5 mln euro për evazion, Neymar, etj.

Nga Gjermani që udhëheq Europën deri te Spanja ka shembuj ku barazia fiskale marrin një vlerë themelore, po në Shqipëri? Dua të mbeten te sporti. FSHF është një nga institucionet më të rëndësishme, pa më të voglin diskutim duhet të ishte institucioni që të duhet të reflektonte ligjshmëri fiskale. Që nga shkurti kam kërkuar informacione, por me thënë të drejtën nuk marr një përgjigje të saktë për përputhshmërinë me ligjin. Pres një përgjigje nga Ahmetaj për këtë fakt.

Arben Ahmetaj: Struktura ligjore për futbollin dhe pjesës së pronësisë, e cila është konfuze, pjesës së sponsorizimeve dhe promovimeve, që ka sjellë në shumë raste kaos në klubet sportive. Kërkesa për interpelancë ka qenë e gjerë. Përsa i përket FSHF-së, sot për shkak të mbështetjes të qeverisë Rama 1 ka tre stadiume të reja, i Elbasanit, Shkodrës dhe kompleksi sportiv i Tiranës. Stadiume në këtë vend janë ndërtuar vetëm në kohën e Enverit në 1980. FSHF ka qenë dikur një institucion pa zë, sot është në fokus pasi vëmendja ndaj sportit është rritur ndjeshëm.

Në aspektin fiskal është regjistruar në 08.08. 1996, ka statusin e organizatës jo fitimprurëse dhe deklaron në tatimin mbi të ardhurat, kontributet, dhe tatime të tjera në burim. Ka një problem serioz me klubet, po u nxjerr tre klube, që kanë nevojë për formalizim; Skënderbeu, një klub dinjitoz dhe cfarë ndodh. Kristi Vangjeli paguhet 100 mijë lekë të reja në muaj, ndërsa ekonomistja merr pak më shumë merr 130 mijë lekë në muaj, në 2014 këta futbollistë. Me këto listë pagesa këta futbollistë nuk kanë pasur mundësi të hanë, jo për të luajtur. De Souza paska marrë 22 mijë lekë të reja në muaj dhe kur ka hyrë në fushë....

Bujar Lubani trajner i madh merrte 36 mijë lekë në muaj, Gugash Magani ky punonte me zero, e bënte nga pasioni nuk merrte pagë, pastaj Klodian Dervishi, edhe ky me zero, Ze Maria ky merr vetëm 19 mijë lekë, pastaj kemi Ilion Likën 19 mijë lekë e kuptoni sa larg janë klubet nga formalizimi. Astrit Nallbani, paga bruto është 1 lek. Ndalemi te Vllaznia, Armango Cungu 544 mijë lekë, për hir të së vërtetës është më afër formalizimit. Te Partizani, kemi Alveshin ky merr 130 mijë lekë në muaj, Alban Hoxha 100 mijë lekë. Dua të them që formalizimi në futboll është emergjencë. Me ligjin e ri të sportit jam i bindur që situata do të avancojë.

Erion Braçe: Në asnjë rast nuk do ta mbyll gojën para institucioneve që kanë fituar imunitet fiskal, qofshin nderi apo llumi i kombit, para ligjit të gjithë të barabartë, duhet të paguajnë tatime dhe taksa. Unë pyeta për tatimin mbi të ardhurat që paguhet nga FSHF dhe sa është 10% që i takon buxheti nga e drejta TV në 10 vitet e fundit, por nuk mora përgjigje. Që në shkurt, kam kërkuar te Financat për tatimin në burim, honoraret dhe bonueset që paguhen nga FSHF në 8 vitet e fundit. por përgjigje nuk kam marrë. Për 8 muaj nuk jepet përgjigje, por as këtu.

Ministri iu referua të dhënave për pagat të personelit. Cfarë është zëri ‘paga jashtë federatës’? Pasi vlera është tre herë më e madhe se vlera e pagave të paguara për personelin. Nuk mund të ketë imunitet FSHF nga tatimet. Në Belgjikë janë mbi 100 të arrestuar për evazion. Kur kjo ndodh në zemër të Europës, pse ne duhet të pranojmë alibinë e një personi që nuk heq dorë nga një karrige atje për këtë gjë. Pse duhet ti jepet imunitet një institucioni të tillë, bëni detyrën. Nuk ta solla Ronaldon për të krahasuar me Vangjelin por për shembull.

Arben Ahmetaj: Unë mendoj që të harxhosh kaq shumë kohë për FSHF dhe sportin është gjëja e duhur. Ia vlen të fokusohemi edhe te bastet. FSHF ka statusin e organizatës jo fitimprurëse, deklaron disa tatime; ka në listëpagesa në 2018 ka 72 të punësuar për sigurimet ka paguar 75 milionë lekë.

Erjon Brace: E kuptoj ironinë tuaj ishte e zgjuar. Do të vijoj që të harxhoj kohën. Dje në orën 15:20 zyrtarët e hetimit tatimor në Fier shkuan në një lokal në fshatin Çermë, e gjetën bosh dhe e gjobitën për mos prerje të kuptonit tatimor. Pronari i ra kasës në atë moment dhe del kuptoni nr. 130, kur kjo ndodh me një fakir në mes të Çermës, pse nuk u dashka të ndodhë me një në krye të FSHF. Prandaj do ta harxhoj kohën.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:19
'Ktheji përgjigje Saliut e Lulit, atë bëj!', çfarë e nxehu Bashkim Finon gjatë seancës së sotme (VIDEO)

TIRANË- Në seancën e sotme plenare, kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe dhe ministri Arben Ahmetaj kanë diskutuar në lidhje me ligjshmërinë fiskale në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Pas fjalës së deputetit të PS-së, Erjon Braçe ish-kandidati për president i FSHF-së, Bashkim Fino duartrokiti fjalën e kologut të tij.

Në këtë moment ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka filluar të qeshë, gjest i cili nuk ka mbetur pa përgjigje nga ana e Finos.

Mos qesh, je i akuzuar nga PD-ja për vjedhje votash. Ktheji përgjigje Saliut e Lulit, atë bëj!

Bashkim Fino, deputet

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 11/10/2018 19:06

    Forca Erion, shkoji deri ne fund kesaj ngjarje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit