POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Evropa fiton optimizmin, danezët nuk duan të dalin nga BE

Danezët gjatë një tubimi në Kopenhagen

Danimarkë- 62 përqind e danezëve janë kundër një referendumi popullor për daljen ose jo të Danimarkës nga Bashkimi Europian, raporton Anadolu Agency. Sipas një hulumtimi në vendin nordik optimizmi është kthyer tek danezët edhe pse pas daljes së Britanisë së Madhe vitin e kaluar. 22 përqind e danezëve janë shprehur pro daljes nga BE.

Në vitin 2016, sipas një hulumtimi në Danimarkë, të zhvilluar pas referendumit të BREXIT në Britani, do të konstatohej se 33 përqind e danezëve donin daljen e Danimarkës nga Evropa, ndërsa sot pas 3 vitesh ky numër ka rënë me 11 përqind.

Britania e Madhe është vendi i parë i i cili ka dalë nga Bashkimi Evropian, dhe në Evropën Veriore aludimet për SWEXIT ( daljen e Suedisë)  apo DEXIT (daljen e Danimarkës) apo FIXIT ( daljen e Finlandës) janë ende të mundshme. Dhjetëra politikanë të Vendeve Nordike bashkëngjitur Britanisë, janë kundër politikave të reja të BE dhe rrezikojnë ekonomitë  e tyre vendore me ‘krizën’ që po kalon Evropa.

a.k.
Komento