EY feston 15 vite të sukseshëm në Shqipëri, partnerë dhe miq të shumtë në mbrëmjen gala

15 vite eksperiencë suksesi të shoqërisë globale të auditit dhe konsulencës EY, janë finalizuar në një mbrëmjë të jashtëzakonshme gala ku partnerë dhe miq të shoqërisë ishin ftuar të shijonin mbrëmjen dhe të festonin së bashku me personelin e EY ne këtë përvjetor. E kuruar deri në detaje, mbrëmja dhuroi surpriza, ndër të cilat dhe nje performancë spektakolare 3D.

Për partnerin drejtues për Shqipërinë, Kosovën, Bullgarinë dhe Maqedoninë të EY, arsyeja kryesore e të qenit lider në këtë fushë janë pikërisht njerëzit dhe vlerat e kësaj shoqërie.

Kur kthehem pas në kohë, e shoh që nuk ka një çelës të artë për të treguar suksesin, por ka një numër të madh arsyesh. Mendoj që kryesorë janë njerëzit, profesionalizmi i tyre. Ne investojmë shumë tek burimet njerëzore, i trajnojmë ata dhe jemi një organizatë e nivelit të lartë edhe në rang mbarëkombëtar. Është shumë e rëndësishme për ne të tregojmë që jemi një organizatë vlerash. Më e rëndësishme për mua është që të ruajmë etikën ën biznes. Ne nuk bëjmë kompromis me integritetin dhe profesionalizmin. Kemi gjithashtu edhe mbështetjen e organizatës në rang global, të cilët kanë investuar shumë në teknologji dhe në përmirësimin e aftësive. Vetëm vitet e fundit ne kemi investuar më shumë se 500 milionë dollar në teknologjinë e auditimit , në mënyrë që të përmirësojmë këtë proces. Çfarë ka shumë rëndësi për ne është besimi i klientëve tanë. Vitet e fudit Shqipëria ka pasur sfida të mëdha në këtë fushë. Ne e shohim mjedisin shumë dinamik, në ndryshim. Pavarësisht këtyre ndryshimeve ne jemi rritur në tregun shqiptar, ndaj mendoj se ky vend po bën hapa përparues.

Nikolay Garnev, Partner Drejtues për Shqipërinë

EY prej vitesh kontribuon në rritjen e besimit në tregjet financiare të vendit duke ndihmuar shoqëritë të gjejnë aleanca, partneritete, burime dhe zgjidhje kyçe për tu rritur më tej në tregjet globale.

Mario Vangjeli, Drejtor i Auditit Shqiperi dhe Kosove

EY është një lider global në shërbimet e auditit, taksave, transaksioneve dhe konsulencës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Me imazhin prekës nga lufta në Gaza, fotografi i Reuters shpallet fitues i çmimit “World Press Photo of the Year” për vitin 2024

Me imazhin prekës nga lufta në Gaza, fotografi i Reuters shpallet fitues i çmimit “World Press Photo of the Year” për vitin 2024