FA pastrojnë plazhin e Divjakës dhe ndërtojnë një urë në Lushnje, Xhaçka: Kontribut për turizmin

Për javë të tëra Forcat e Armatosura u angazhuan për pastrimin e plazhit të Divjakës, dhe të më shumë se 60 km vijë bregdetare në të gjithë vendin, duke i dhënë një tjetër pamje vijës bregdetare e duke e bërë më tërheqës për pushuesit. Efektivët e batalionit të tretë të këmbësorisë së Poshnjes dhe mjetet e rënda të Komandës Mbështetëse, larguan dhjetëra ton mbetje dhe pastruan qindra metra² nga hapësira e plazhit.

Në ditën e fundit të këtij aksioni të përbashkët me strukturat lokale, efektivët u inspektuan nga ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila shoqërohej nga kryetari i bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi.

50 vjetorin e krijimit të batalionit të tyre efektivët xhenio po e festojnë duke kontribuar direkt për turizmin, siç është aksioni këtu në plazhin e Divjakës. Jemi angazhuar në këto dy muajt e fundit me rreth 2500 efektivë të FA-ve në të gjithë Shqipërinë. FA i hapën rrugë projektit të bashkisë Fier për përmirësimin e infrastrukturës, janë pastruar rreth 14 mijë m³ inerte të ardhura nga prishja e ndërtesave buzë lumit Gjanicë. Djemtë tanë në uniformë  janë  angazhuar jo vetëm për sigurinë e jetës së komunitetit, por edhe duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet që ne kemi duke filluar nga kërkim - shpëtimi, tek helikopterët tanë për evakuim ajror për të gjithë ata që mund të kenë nevoja shëndetësore.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Veç pastrimit të vijës bregdetare, efektivët e batalionit të tretë të këmbësorisë bënë të mundur largimin e disa ton mbetjesh nga Kanali i Vaut që është edhe pjesë e parkut kombëtar Divjakë - Karavasta. Kryetari i bashkisë Fredi Kokoneshi falënderoi Forcat e Armatosura për punën, duke pohuar se mbetjet në këtë zonë të parkut që është edhe pjesë e guidës me varka, gjenden aty prej më se 28 vitesh. 
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ishte edhe në njësinë administrative Allkaj të bashkisë së Lushnjes, ku bashkë me kryetarin e bashkisë Fatos Tushe inspektuan urën “bailey” të ndërtuar nga Forcat e Armatosura.

Ndihmojmë jo vetëm 1100 banorët e njësisë administrative, por të ndihmojmë veçanërisht 200 familjet që kanë investuar jetën në këtë zonë, pasi jetojnë me të ardhurat nga produktet e mbjella në vreshtat, serat apo fushat këtu.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka 

Ura e re pranë fshatit Zhelizhan ka një peshëmbajtje prej rreth 30 ton dhe zëvendëson një urë të ndërtuar me mjete rrethanore, mbi të cilën ishte e pamundur lëvizja e mjeteve. Ndërhyrja e Forcave të Armatosura për pastrimin e plazhit të Divjakës nisi në kuadër të nismës së Ministrisë Turizmit dhe Mjedisit  “Java e Tokës”, por vijoi edhe në kuadër të masave të ndërmarra në të gjithë vendin nga Ministria e Mbrojtjes, për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror 2018. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 05/07/2018 13:17

    FA-të të mos meren me pastrimin e plazhit nga letrat e qeset, por të “pastrojnë” me urdhër junteje gjith Shqipërinë nga Konispoli në Vermosh, nga ndërtimet ULTRA TË SHEMTUARA që bajgëria fundërrinë krijoi për 27 vite të tërë! Të hedhi në tokë gjith ndërtesat në një rreze prej 2 klm që nga bregdeti për në brendësi të territorit. Kështu do të shpëtojmë nga shëmtira e fshatarëve të pazhvilluar, neandërtalë! Njëkohësisht të vihen përpara ligjit gjith fundërrinat pushtetarë të lokaliteteve që dhanë leje gjith këta vite, së bashku me noterë, avokatë, arkitektë fundërrina që kanë bërë masakra urbanistike të padëgjuara ndonjëherë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët