POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Fabregas prezantohet tek Monaco, firmos deri në 2022

Cesc Fabregas në prezantimin e Monacos

Tashmë është edhe zyrtare, Cesc Fabregas është një lojtar i Monaco. Zyrtarizimi ka ardhur nëpërmjet sajtit të klubit francez në internet.

Mesfushori spanjoll pas katër vitesh e gjysmë largohet nga Chelsea dhe Premier League dhe është gati të nisë një tjetër aventurë këtë herë në kampionatin francez. Fabregas 31 vjeç ka nënshkruar me Monaco deri në qershorin e vitit 2022 dhe është i lumtur për aventurën e re.

”Është një kënaqësi për mua që i bashkohem Monacos në këtë aventurë të re për mua. Kemi një grup me kualitet dhe një trajner të mirë dhe mezi pres të debutoj,” -thekson Fabregas.

ke.mu.
Komento