Fabrika e djegur në pronësi të kreut të Shoqatës së Ricikluesve, nuk respektoi kushtet e sigurisë

TIRANE-Kompania që u përfshi nga flakët dhe u dogj sot në zonën e Kasharit është në pronësi të Vullnet Hakës. Ai është kryetar i Shoqatës së Ricikluesve në Shqipëri. Haka është një personazh i njohur, pasi rreth dy vite më parë ka lobuar fuqishëm që të miratohej ligji për importin e mbetjeve në Shqipëri për t’u ricikluar.

E ndërsa lobonte për importin e mbetjeve, nga ana tjetër fabrika e tij nuk respektonte kushtet e sigurisë dhe kriteret e vendosura për riciklim. Para një viti kompania e tij ‘Everest’ u përfshi nga flakët, ndërsa u gjobit për mos respektim të kushteve të sigurisë. Edhe sot, drejtori i zjarrfikëses së Tiranës deklaroi se nuk funksionoi sistemi i alarmit të zjarrit dhe se nuk u lajmëruan nga biznesi, por nga banorët për zjarrin.

Gjithashtu banorët e zonës në Kashar deklarojnë për Report Tv se janë ankuar disa herë për ndotjen që shkaktonin mbetjet në fabrikën e riciklimit, që u dogj sot. Por, pavarësisht ankesave ata deklarojnë se nuk është marrë asnjë masë.  Pak kohë më parë edhe Eljan Tanini, anëtar i Shoqërisë Civile denoncoi se industria e riciklimit ‘Everest’ funksionon jashtë parametrave.

Gjatë emisionit opinion në Tv Klan ka pasur edhe një përplasje mes biznesmenit Haka dhe Taninit. Por duket se Haka është kujdesur siç duhet për imazhin e biznesit edhe pse vazhdimisht i janë shfaqur probleme.

Në kulmin e debatit për importin e mbetjeve, në shtator të vitit 2016 në fabrikën Everest ka qenë edhe kryeministri Rama. Gjatë kësaj vizite kujdesi ishte që çdo gjë të dukej perfekte, ku në pamje duken produktet në varjantin final.

Por në një tjetër kronikë televizive, ku biznesmeni Haka flet për rëndësinë e importit të mbetjeve, duken edhe materialet që riciklohen brenda këtyre magazinave, të cilat çlirojnë edhe erën e rëndë për të cilën janë ankuar vazhdimisht banorët.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Katunari: 22/04/2018 16:55

    Te demshperbleje banoret per demet qe ju ka sjelle nga ndotja

    Përgjigju
  • Lali ERIONI.: 22/04/2018 16:15

    ERIONI I dua LEJEN te riciklohen mbetjet ne KASHAR ? COJENI NE SURREL TE RAMA.FYTYRAT ME CNJEREZORE KA SOT QEVERIA RAMA .ME I BUTE ISHTE HITLERI SE TE VRISTE ME PUSHKE PA NDOTUR AMBJENTIN KU JETOJNE POPULL .KETA VRASIN GJENERATA TE TERA .FEMIJET LINDIN ME PROBLEME PER SHKAK TE NDOTJES .BEN KLOSI PO PASTRON ME LUGE LUMENJTE E QIPERISE .?? TANI KEMI DY LALI .LALI ERIONI DHE LALI KLOSI OSE GLASI .POSHTE KOMUNIZMI SOCIALIST NE SHQIPERI .

    Përgjigju
  • Fredi: 22/04/2018 15:16

    Ka ndonje pergjegjesi penale ky plehra qe riciklonte plehra per ndotjen e ambjentit? Apo nuk vdiq njeri nga zjarri? Po te tjeret qe do vdesin nga mushkrite dhe gjithe semundjet e tjera qe shkakton ndotja e sotme? Apo ju duket me pak se Gerdeci? Ku eshte ai Shalsi torollaku qe bente si qen per te mbrojtur importin e plehrave? Perse nuk ndertoi poshte shtepise se Shalsit fabriken ky Vullnet Pisi? Ne nuk jemi ne gjendje te menaxhojme plehrat tona nga papergjegjshmeria dye mos funksionimi i shtetit e jo me te importojme. Imagjinoni qe do shkateronum dhe armet kimike me kete papergjegjshmeri dhe korupsion?

    Përgjigju
  • Kamaleoni: 22/04/2018 14:37

    Keshtu eshte kur bie makiazhi del ne pah fytyra e vertete e lalkave e shalgjateve e lulushave e peshngritsave e turlirobshi tjeter... ka lobu dhe me u votu ligji thote hahaha e mbaj mend shume mire komentet e qyqareve dmth qytetareve qe jane keta ... era kesaj rradhe beri mrekulline rradhes tjeter ishalla tymi ne mes te tiranes...

    Përgjigju
  • Shqiptari: 22/04/2018 13:24

    Vetem ndotja e ajrit, pa llogaritur asgje me teper, nuk e di se si i ka mbijetuar gjobes heren e pare, dhe si ka mundesi qe nuk ju hoq licensa. Ka nje pergjigje, gjoba ka qene "gallate", Lali e paska patur mik, me vogla, ndoshta aksioner...

    Përgjigju
  • Qytetari: 22/04/2018 12:55

    Ne shqiperi tille drama degjon,djegje,vrasje e poshtersi.Shkak mbetet qeverisje e keqe dhe mosfunksjonim i ligjit.Ae din Kryeministri Rama,ministri i mjedisit,kryetari i bashkise Tirane qe fabrike te tilla ne zonen me te populluare ne zonen ruale sic eshte Kashar.Ka pak vende,ne pereferi qe temos dentohet zona ekologjike Populli i zones duhet te padise qeverin ne Prokurori e gjykate,jo te prese zgjedhjet per ta ndeshkuar kete qeveri, uligardesh te korruptuar.

    Përgjigju
  • Populli: 22/04/2018 12:44

    Kushdo qe sheh vetem te fitoje,pa llogaritur interesat e shumices per rreth,keshtu e pson,aq me teper petsoni ne fjale she mire e psoi se tallete ata qe mbledhin le nden e pare me cmim talles,por ka faj dhe shteti qe nuk e detyron te istaloje sistemin e mbrojtjes nga zjarri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht

Fier, 36-vjeçar fut në makinë të renë me probleme të shëndetit mendor dhe e ngacmon seksualisht