Facebook fshiu disa llogari të rreme iraniane, që shanin presidentin Trump

Facebook fshiu disa llogari të rreme iraniane, që shanin presidentin Trump

Foto ilustruese

Facebook ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme se fshiu disa llogari të rreme, të hapura në Iran, por me emra personazhesh të famshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bota.

Mirëpo këto faqe fansash shkonin në më tepër se një milion ndjekës në total dhe përdoreshin për të publikuar postime të rreme, ku etiketohej dhe shahej presidenti Donald Trump.

Gjithashtu këto pastime thuajse të gjitha sponsorizoheshin edhe me shuma deri në 100 dollarë, ndërsa është vërtetuar se tashmë këto faqe ishin hapur dhe menaxhoheshin nga Teherani.

Për këto llogarit ende nuk dihet nëse ka pasur lidhje qeveria vendase në këtë fushatë, apo është qëllimi i vërtetë i saj, por Facebook për këtë fakt ka reaguar menjëherë, për të luftuar dezinformimin në platformën e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj pret zyrtaren e DASH: Shqipëria, mbrojtëse dhe promovuese e të drejtave të njeriut në OKB

Presidenti Begaj pret zyrtaren e DASH: Shqipëria, mbrojtëse dhe promovuese e të drejtave të njeriut në OKB