‘Fake news’/ Rama: Rrisim ndëshkimet për kopjimin e lajmeve, s'dihet kush i financon mediat online

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rritje të gjobave si dhe masa të tjera ndëshkimore për të gjithë ata që shpifin. Gjatë një darke pune me drejtues të agjencive evropiane të lajmeve me tematike “Fake news”, Rama tha se qeveria do të ndërhyjë edhe tek portalet që të u kopjojnë lajme mediave të tjera, me qëllim mbrojtjen e të drejtave të autorit. (Lexo këtu fjalën e plotë të Ramës)

"Do të rrisim gjobën për lajmet e rreme dhe shpifjen. Është e domosdoshme të garantojmë të drejtën e autorit. Të gjitha mediat që prodhojnë të jenë të mbrojtura nga ligji. Do ndërhyjmë edhe për të ndëshkuar përhapësit e shpifjes. Nëse një media është përgjegjëse për një lajm të rremë, cilido që e merr dhe e replikon është po aq përgjegjës sa media e origjinës."-tha Rama.

Kryeministri Rama tha foli edhe për një bazë të dhënash që do të ngrihet për portalet, si një mënyrë për funksionimin e ligjshëm të tyre. Rama tha se në 5 vite në Shqipëri janë hapur mbi 20 mijë portale, 700 prej të cilave portale lajmesh, ndërsa 600 prej tyre janë pa asnjë të dhënë se kush i financon dhe qëndron pas tyre.

Do krijojmë një bazë të dhënash kombëtare ku do regjistrohen të gjitha portalet që operojnë në Shqipëri. Në 5 vitet e fundit janë regjistruar më shumë se 20 mijë portale me prapashtesën .al dhe dhjetëra mijëra të tjerë që funksionojnë në gjuhën shqipe me prapashtesa të tjera. Nga këto mbi 700 janë portale lajmesh. Deri pak kohë më parë, vetëm 12 menaxhoheshin nga struktura redaksionale,dhe 72 nga gazetarë. Të tjerat, më shumë se 600, nuk dihen kush i ka në menaxhim, kush i financon, cilat janë qëllimet e hapjes së tyre.

Edi Rama, kryeminister

Fjala e kryeministrit Edi Rama në "Neës Agencies vs Fake Neës"

Sipas kryeministrit, qëllimi i Fake News është vetëm një: krijimi i çoroditjes dhe destabilitetit të shoqërisë.

“Fake News është në esencën e vetë si një fenomen që përdoret në mënyrë të qëllimshme për të krijuar çuditje dhe pështjellim, si edhe destabilizim të brendshëm të shoqërisë.”-tha Rama.

Rama solli në vëmendje edhe raste të lajmeve të rreme që ishin bërë në adresë të tij.

Një marrëveshja ime me presidentin e Rusisë për t’i shitur një qytet të tërë në Shqipëri, që ishte vetëm maja e ajsbergut për një shitje të madhe që nuk u mor kurrë vesh se deri ku do shkonte. U përhap fjala se qeveria kishte vendosur në një marrëveshje të fshehtë me BE të spostonte në Shqipëri 600 mijë refugjatë, ish-luftëtarë të ISIS.

Edi Rama, kryeministër

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 08/12/2018 15:05

    I GJITHE POPULLI DUHET TE NGRIHET PER RREZIMIN E DIKTATORIT RAMA KJO NUK ESHTE FACK NEWS PO RALITET

    Përgjigju
  • xreport: 03/12/2018 01:25

    bravooooo burg te gjith fake news burg. si prokuroret jan burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë