Faktet e panjohura – Lëkura e kastravecit 'çelësi' i shëndetit të mirë

Faktet e panjohura – Lëkura e kastravecit 'çelësi' i shëndetit të mirë

Kastraveca

Kastravecat janë ndër perimet më freskuese për njeriun. Ato nuk mungojnë kurrë në tryezën e konsumatorit, duke qenë se kombinohen mjaft mirë në sallata, panine dhe në meze të ndryshme.

Kastravecin jemi mësuar ta qërojmë, pjesërisht për faktin se lëkura e tij përtypet dhe tretet me më shumë vështirësi. Megjithatë, Pesa më e madhe e vlerave të kastravecit gjendet tek lëkura.

Burim Fibre
Lëkura e kastravecit është e pasur me fibër e cila pastron sistemin tretës nga çdo mbetje ushqimore. Fibra largon konstipacionin, përthith lëngjet e tepërta dhe i nxjerr ato nga organizmi. Një filxhan me copa kastraveci bashkë me lëkurë ofrojnë 1 gramë fibër.

Vitamina K
Lëkura e kastravecit është e pasur me vitaminë K, e cila aktivizon proteinat e trupit për mirëmbajtjen e kockave dhe zhvillimin qelizor.

Megjithatë, roli primar i vitaminës K është të mirëmbajë qarkullimin e gjakut. Në një filxhan me copa kastraveci me gjithë lëkurë gjenden 49 mikrogramë vitaminë K.

E njëjta sasi e kastravecit pa lëkurë përmban vetëm 9 mikrogram vitaminë K. Njerëzit që marrin medikamente për hollimin e gjakut, duhet të konsultohen me mjekun për konsumin e ushqimeve me vitaminë K, sepse kjo vitaminë mpiks gjakun.

Pak Kalori
Kastraveci, me ose pa lëkurë, ofron pak kalori. Ngrënia e kastravecit të shijshëm dhe freskues, rigjallëron organizmin, por nuk ka ndikim negativ tek pesha e trupit.

Shëndeti I Syve
Lëkura e kastravecit është një burim i mirë i beta karotenit, i domosdoshëm për shëndetin e syve. Gjysëm racioni me feta kastraveci me gjithë lëkurë ofron 55 njësi të vitaminës A, gjysma e së cilës vjen në formën e beta karotenit.

Kastraveci në tërësi është gjithashtu i pasur me vitaminë C. Një racion me kastravec me apo pa lëkurë ofron 3.8 gramë të vitaminës C.

Duke qenë se kjo vitaminë nuk ruhet dot në organizëm, njeriu duhet të sigurojë sasi të vazhdueshme të saj. Vitamina C mbron imunitetin dhe nxit prodhimin e kolagjenit./AgroWeb

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja

Në prag të sezonit veror, Kumbaro-prefektëve: Tolerancë zero për struktura betoni në plazhe, monitoroni qarqet tuaja