Falë rrjeteve sociale njerëzit kanë filluar të ushqehen shëndetshëm

Falë rrjeteve sociale njerëzit kanë filluar të ushqehen shëndetshëm

Foto ilustruese

Rrjetet sociale mund ta kenë anën e vet të keqe, por sigurisht se kanë edhe një anë të mirë.

Duke marrë parasysh se platformat si Instagrami dhe Facebook janë të mbushura me pjata të shëndetshme e që duken të bukura, kjo po i nxitë njerëzit që t’i provojnë të njëjtat ushqime.

Të paktën këtë e beson kuzhinieri vegan, Gaz Oakley.

Sipas tij, njerëzit kur shkojnë në restorante porosisin ushqime të shijshme, por edhe që njëkohësisht duken të bukura. Kjo pasi që duan ta fotografojnë pjatën e tyre dhe ta postojnë në rrjete sociale.

Rrjedhimisht, pa e ditur ndoshta ata fare, kanë filluar të ushqehen shëndetshëm.

Tjetra është se rrjetet sociale gjithashtu janë të mbushura me receta të ushqimeve të shëndetshme, ku secili njeri ka qasje në to dhe janë të lehta për t’i përgatitur secili në shtëpinë e vet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet

BE: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, Kosova dhe Serbia do kenë pasoja nëse nuk zbatojnë marrëveshjet