Falsifikoi formularin e vetëdeklarimit, Gjykata e Tiranës pranon të gjykojë Elvis Roshin

Falsifikoi formularin e vetëdeklarimit, Gjykata e Tiranës pranon të gjykojë Elvis Roshin

Elvis Roshi, ish-kryetar i Bashkisë së Kavajës

Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e Prokurorisë për të hetuar ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Roshi. Në seancën e zhvilluar sot, Gjykata ka vlerësuar të drejtë hetimin e Prokurorisë dhe tashmë dosja e tij ka shkuar në gjyq. Elvis Roshi nuk ishte vetë i pranishëm gjatë seancës por u përfaqësua nga avokati mbrojtës.  

Ish-kryebashkiaku i Kavajës akuzohet për falsifikim të dokumenteve, akuze e cila ka të bëjë me formularin e dekriminalizimit, ku Roshi kishte shënuar se nuk kishte pasur precedentë të mëparshëm penale. Por nga verifikimi i prokurorisë rezultoi se kishte patur disa masa sigurimi, ndalime dhe dëbime në Itali, Zvicër dhe Gjermani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhevdeti: 05/06/2018 13:04

    Te shohim se prokurorja dhe gjykatesit e Ed rames do ta denojne me burg roshin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës

Pogradec/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, sapo doli nga burgu bëri vjedhjen e radhës