Falsifikonte dokumentet për pajisje me pasaporta biometrike, arrestohet polici në Shkodër

Falsifikonte dokumentet për pajisje me pasaporta biometrike, arrestohet polici në Shkodër

Foto ilustruese

Falsifikon dokumentet, bie në pranga punonjësi i policisë në Malësinë e Madhe. Faik Ujkaj me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë në Koplik lëshonte dokumente të falsifikuara për pajisjen me pasaporta biometrike të personave të ndryshëm.

Menjëherë pas denoncimit të rastit, është vënë në pranga oficeri Faik Ukaj.

Njoftimi i policisë:

Me shkresen nr.2033 Prot., date 19.08.2016, Kom i Policise Malesi e Madhe ka përcjellë në Bashkine Koplik 12 praktika të personave që kanë aplikuar për t`u pajisur me pasaportë biometrike. Diten në fjale, sipas procesverbalit përkates të kqyrjes, në Kom e policise ka qenë në detyrë si patrulle oficeri, Faik Ujka.

Po ashtu, sipas procesverbalit te kqyrjes se regjistrit ne ZGJC Koplik rezulton se praktikat me shkresen nr.2033 Prot., date 19.06.2018 jane dorezuar nga punonjesi i policise Faik Ujkaj. Shtetasi ne fjalë, ne shkresen që i ka dorëzuar Bashkisë Koplik, me numer 2033 Prot., date 19.08.2016, te Komisariatit te Policise M.Madhe, ka shtuar me shkrim dore emrin Admir Piranaj, dhe praktiken e ketij shtetasi.

Sipas aktit të ekspertimit përkatës ka rezultuar se emri i shtuar në shkresen nr. 2033 Prot., date 19.08.2016 si dhe shkrimet ne formularin e aplikimit per pajisjen me pasaporte biometrike ne emer te shtetasit Admir Piranaj jane shkruar nga i dyshuari Faik Ujkaj, si dhe vulat e K.P. M.Madhe dhe nenshkrimi i shefit te komisariatit ne farmularin e pajisjes me pasaporte biometrike ne emer te shtetasit Admir Piranaj, jane te falsifikuara. Hetimi u bë nga Prokuroria e Shkodrës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë