Familja 7 anëtarëshe në kushte të mjerueshme, qytetari telefonon në 'Shtypi i Ditës dhe ju', ofron ndihmë

TEPELENË - Apeli për ndihmë i familjes shtatë anëtarëshe Duro në fshatin Mitrolloz të Tepelenës, nuk ka rënë në vesh të shurdhër. Një ditë pas kronikës së transmetuar në Report Tv shumë qytetarë janë solidarizuar duke telefonuar në emisionin e mëngjesit “Shtypi i ditës dhe ju” në Report TV duke ofruar ndihmën e tyre.

Historia e familjes Duro që jeton në fshatin Martalloz të Tepelënës është nga më të trishtat. Babai është i burgosur ndërsa nëna e sëmurë dhe fëmijët jetojnë në kushte të mjerueshme.

Duro jetojnë në një kasolle që dikur ka shërbyer për bagëtitë. Fëmijët e kësaj familje mezi sigurojnë një vakt të bollshëm dhe jo më të kenë kushtet për të shkuar në shkollë. Apeli për ndihmë gjeti solidaritet e qytetarëve ndërsa Report Tv i bën sërish thirrje institucioneve dhe biznesit të ndihmojnë familjen Duro që jeton në kushte të mjerueshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

EMRAT/ Komisioni hetimor në Shëndetësi, propozimi i PS: Të pyeten ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori 2006

EMRAT/ Komisioni hetimor në Shëndetësi, propozimi i PS: Të pyeten ministrat e Shëndetësisë që nga dhjetori 2006