Fan Zone/ Tirana ndjek finalen e Botërorit, Veliaj: Interesi ynë janë njerëzit

Tirana është fokusuar këtë të dielë tek finalja e Botërorit mes Francës dhe Kroacisë. Shumë qytetarë kanë zgjedhur ta ndjekin këtë të dielë ndeshjen nga Sheshi Skënderbej, në “Fan Zone”, ambientin e krijuar enkas për të ndjekur ndeshjet e këtij botërori.

Në Fan Zone ndodhej edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka dhënë një intervistë për moderatoren e Botërori+, Valbona Mhilli. Veliaj ka thënë se Sheshi Skënderbej i konceptuar si një “odë e madhe”, ia ka arritur tashmë qëllimit.

Unë jam me Kroacinë, Ajola është me Francën. Ajola është frankofone. Sheshi Skënderbej që duket shumë i madh për ca, tani duket shumë i vogël. E konceptuam si një odë të madhe shqiptare, dhe ashtu është. Kam takuar njerëz nga Guatemala, nga Brazili, se dija që sot në Tiranë kemi 150 nacionalitete. Prej kampionatit shumë të rinj janë regjistruar në palestra sportive. Interesi i një kryetari bashkie s’janë rrugët e ndriçimi por njerëzit. Sheshi do vijojë të jetë një hapësirë e mbushur me aktivitete, do kemi Eleni Foureirën, do kemi Daddy Yankee, do ketë diçka për këdo.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilo: 15/07/2018 21:41

    Mos u kepute per njerzit prandaj cilesia e jetes eshte ne maja ne Tirane shkove hape nje bulevard te Ri pa perfunduar funksioni i se ciles eshte te bejne drogagjinjte gara me makina dhe te shkatrrojne tere naten gjumin e banoreve te lagjes nese ke dyshime pyet 112 129 sa telefonata ka tere naten per kete fare Bulevardi qe perveq Xhiros kembesore nuk asnje lloj vlere hyrja e mjeteve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Asambleja Zgjedhore e PAA-së, flet Duka: Arritëm sukses në zgjedhjet lokale, presim arritje edhe në parlamentaret

Asambleja Zgjedhore e PAA-së, flet Duka: Arritëm sukses në zgjedhjet lokale, presim arritje edhe në parlamentaret