Fashizmi nuk ka mend! Thjesht, urrejtje, nacionalizëm dhe dhunë

 Fashizmi nuk ka mend! Thjesht, urrejtje, nacionalizëm dhe dhunë

Flamuri dhe mbishkrimet greke gjatë funeralit të Kaçifës

FASHIZMI NUK KA MEND! Thjesht, urrejtje, nacionalizëm dhe dhunë. Greqia ka një histori të dhimbshme prej fashizmit, por edhe një histori te lavdishme kundër fashizmit! Kjo na bashkon, nuk mund të na ndajë!

Fashizmi që endet mes nesh, nuk ka ç’i bën Shqipërisë, as Greqisë, por marrëdhënien e përbashkët e helmon; ne jemi ata qe kemi pësuar më së shumti nga kjo, shqiptarët që janë bërë objekt i lehtë i dhunës me bazë urrejtjen fashiste.

Na duhet te jemi bashke kundër fashizmit, tani! Tani ai është qesharak, banal, histerik, fyen kur përdor një ceremoni mortore, dhimbjen e kuptueshme familjare, për te ushqyer urrejtjen klasike qe e bën te zëshëm fashizmin; fyen kur përdor flamurin e shtetit-Greqisë qe antifashizmin e ka vlerë, për të mbuluar arkëmortin e një shtetasi qe shkeli rende një mori ligjesh ne përpjekjen e armatosur për të vrarë shërbyes të këtij shteti, Shqipërisë.

Nesër mund të bëj me shume se kaq; Përhapet si kolere për të bashkuar me shumë të tillë, ekstremistë të dhunshëm, propagandues te urrejtjes, fashizmit. Këtë duhet të përballim, bashkërisht! 

Marrëdhëniet e paqta e bashkëpunuese, respektimi i ligjeve, zakoneve e vlerave tona, te njeri tjetrit, pa ngritur njërin e rrezuar tjetrin, duhet te zënë vakumin qe fashizmi përdor kohe pas kohe! Kjo për të gjithë ata qe duan këtë, ata qe kane mend!

Kush nuk ka, duhet të përballet me ligjin, deri në një, në këtë tokë si kudo në Evropë.
Ky vend duhet ta bëjë ligjin Zot edhe për këta!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Eliminim surprizë për Alcaraz, Sinner merr 'asist' për vendin e dytë në renditjen botërore

Eliminim surprizë për Alcaraz, Sinner merr 'asist' për vendin e dytë në renditjen botërore