Fatos Klosi rrëfen lidhjet e Berishës me Milosheviçin dhe serbët: Ka përfituar

Fatos Klosi rrëfen lidhjet e Berishës me Milosheviçin dhe serbët: Ka përfituar

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi

Akuzat ndërmjet Hashim Thaçit dhe Sali Berishës kanë përhapur një debat politik në Shqipëri. Presidenti i Kosovës, Thaçi i kujtoi Berishës lidhjet me Millosheviç dhe si e furnizonte ai Serbinë me naftë, edhe pse ishte në luftë me Kosovën.

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi hodhi, ka rrëfyer për Sot.al se bëmat e Berishës në këtë çështje tregojnë se ai ka lidhje me Millosheviç.

“Unë nuk mund të them sepse Berisha këto lidhje, edhe nëse ka patur, i ka bërë në mënyrë të kujdesshme. Por, duke marrë të gjitha sjelljet e tij, qoftë kjo që po diskutohet sot, thyerja e embargos për Jugosllavinë tregon që ka lidhje. Shiko e ka thënë edhe Bullatoviç, një nga personazhet më kryesorë të asaj kohe. D.m.th bëmat e Berishës tregojnë që ai ka pasur lidhje. Mesa duket ky ka gisht sepse ky ka përfituar nga kjo punë,”- tha Fatos Klosi.

Sipas tij, nëse vëzhgohen deklaratat apo veprimet e ish-kryeministrit, arrin në përfundimin e lartpërmendur.

“Për sa kohë veprimet e Berishës, sidomos kjo puna me embargon, kanë qenë në favor të Jugosllavisë në atë kohë, është e qartë që Berisha nuk e ka bërë ashtu siç e kam dëgjuar edhe unë që “e çoi naftën në Jugosllavi që të mos kishin ftohtë kosovarët dhe të ngroheshin gjatë dimrit”. Broçkull çdo gjë. Po të mos e kisha dëgjuar këtë shprehje unë, do ta kisha harruar vërtetë që Berisha është prononcuar”, u shpreh Fatos Klosi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Remziu: 10/08/2018 01:14

    Nje PYETJE PER FATOS KLOSIN. BLENDI KLOSI MINISTRI I TURIZMIT DUHET TE ARRESTOHET NGA POLICIJA E SHTETIT SI PERGJEGJESI NDAJ INDIFERENTIZMIT PER KULLAT E VROJTIMIT NEPER PLAZHE SI PASOJE VDEKJEN E DHJETRA TURISTEVE TE HUAJ DHE SHQIPETARE DHE RASTI ME I FRESKET KOSOVARI QE HUMBI JETEN NE SHENGJIN PO APO JO OPO KE NGRENE DHE TI CORBEN E PRISHUR TE ED RAMES O PIONIER SE ME VJEN KEQ TE THEM FATOS IVESTIGO AKTUALITETIN SHIKO CPO NDODH ME QEVERITARET ME SHEFIN TEND QE ESHTE BILJONER

    Përgjigju
  • Ceço me Biçak: 09/08/2018 20:49

    Berishqa duhet rjepur i gjalle nga koka te kembet me biçak.

    Përgjigju
  • Kosovari: 09/08/2018 18:22

    Sa per serbomalazias,Salo eshte i certifikuar ne aspektin politik,.ekonomik,tregtare e deri ne liedhjen familjare-martsave.Ky njeri shihet e dihet vetem per serb e bire serbi,Asnje te mire per Kosoven as para e as pas luftes nuk e ka bere,perjashtim 400mije eurove per Gracanicen,Kosovaret asnje arsye nuk ekane te ken besim apo ndonje simpati ndaj keti antishqiptare.Ky eshte"Mos e tvet,se t'kallxon vet"shka ne pamje,shka ne fjale, e shka ne veprime,Shka ne shtepi,shka jashte e ne politik.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Dosja '5D' SPAK u komunikon akuzat ish drejtorëve të bashkisë Tiranë, Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tusha

Dosja '5D' SPAK u komunikon akuzat ish drejtorëve të bashkisë Tiranë, Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tusha