Favorizoi disa partitë, shkarkohet
drejtoresha e RTV, Gjirokastra

Favorizoi disa partitë, shkarkohet<br />drejtoresha e RTV, Gjirokastra
TIRANE-Drejtori i Përgjithshëm i RTSH Thoma Gëllçi, ka shkarkuar sot nga detyra drejtoreshën e Radio Televizionit të Gjirokastrës zonjën Albana Allushi.

Radio Televizioni i Gjirokastrës është njëra prej degëve rajonale  të Televizionit Publik.

Shkak për këtë shkarkim janë bërë raportet e bordit të monitorimit të mediave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, të cilat tregonin njëanshmëri të theksuar të partive të maxhorancës, pjesëmarrëse në zgjedhje, ndaj Partisë Demokratike.

Nga monitorimi i emisioneve te Radiotelevizionit të Gjirokastrës rezulton një anësi e theksuar për Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe Partinë Socialiste, duke i dhënë zero minuta kohë Partisë Demokratike.

Vendimi i Gëllçit vjen si reagim i vëzhgimit të Bordit të Monitorimit të Mediave  ku theksohet se  RTV Gjirokastra ka shkelur dispozitat e Kodit Zgjedhor për kohën e dhënë subjekteve zgjedhore në nenin 81, pika 2,  dhe i kerkon që të balancojë brenda 48 orëve kohën në dispozicion të subjekteve Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Socialiste e Shqipërisë, që si parti me mbi 20% të përfaqësimit në Kuvendin e Shqipërisë duhet të jetë sa dyfishi i kohës për subjektet me deri në 20% përfaqësim në Kuvendin e Shqipërisë.

Ky vendim është një tjetër në vazhdën e përpjekjeve për të mos lejuar që Radiotelevizioni Publik shqiptar të përdoret si mjet elektoral i Partive që kanë pushtetin në Shqipëri. Ai shoqëron vendimin tjetër të Radio Televizionit Publik që të mos pranojë materiale të gatshme propogandistike nga Partitë Politike  për emisionet e veta informative, me përjashtim të kohës falas të parashikuar për partitë sipas Kodit Zgjedhor.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë

Balla takon Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhammed Bin Zayed Al Nahyan: Zgjerim i bashkëpunimit në fushat e policisë dhe sigurisë