FBI jep alarmin: Hacker-at gati aksionin për të zbrazur bankomatët këtë fundjavë

FBI jep alarmin: Hacker-at gati aksionin për të zbrazur bankomatët këtë fundjavë

Foto ilustruese

FBI paralajmëron bankat se një rrjet hacker-ash do sulmojnë sistemin me synim zbrazjen e bankomatëve. Sipas FBI, sulmi mund të nisë që këtë fundjavë dhe synojnë të vjedhin sasi të konsiderueshme parash duke sulmuar sistemet informatike të bankomatëve të cilët mund të çoroditen lehtë nga viruset. 

Sipas FBI, hacker-at po përgatisin një operacion të quajtur "zbrazja e bankomatëve" dhe gjithçka mund të nisë duke nisur nga fundi i kësaj jave. Agjentët federalë të SHBA tashmë i kanë paralajmëruar bankat, duke i vënë në dijeni ata për një ofensivë të mundshme "në ditët e ardhshme". 

Teknika e re që do përdorin hacker-at
Teknika që duhet të përdoret mendohet se është e re dhe do të kombinonte sulme informatike të sofistikuara me mashtrime të llojit të vjetër. Nga njëra anë, hakerat nëpërmjet virusëve, do të çoroditnin sistemet informatike, duke kopjuar të dhënat e përdoruesve dhe duke eliminuar mekanizmat anti-mashtrim.

Në mënyrë të veçantë, mendohet se do të çaktivizohej kufizimi për tërheqjen ditore të parave, që është edhe pengesa kryesore për ata që kërkojnë të vjedhin sasi të mëdha parash. Pasi të arrihej kjo, vjen vjedhja në rrugën klasike, nëpërmjet kartave të kreditit të klonuara apo me karta që kopjojnë të dhënat e të tjerave dhe nëpërmjet falsifikuesve mashtrojnë bankomatet. Mendohet se sulmi informatik do të kryhet në fundjavë, kur edhe kontrolli i bankave është më i ulët dhe aftësia e tyre e reagimit është më e ngadaltë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të arrestuarit në burgun e Drenovës i gjendet celular

Të arrestuarit në burgun e Drenovës i gjendet celular