Fëmijët jetimë zënë vendet e deputetëve në Kuvend: Kemi nevojë për ndihmë e dashuri

Për dy ditë rresht, vendin e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë e kanë zënë fëmijët jetimë. Në kuadër të ditës ndërkombëtare të Jetimëve, fëmijët zhvilluan një seancë plenare ku shprehën qetësisht, ndryshe nga politikanët tanë, kërkesat e tyre për më shumë vëmendje dhe solidaritet.

Vazhdimisht shikoj dhe dëgjoj për padrejtësi që hasen në fusha të ndryshme ndaj kategorive të ndryshme, një padrejtësi e madhe për ne fëmijët që na mungon kujdesi prindëror. Madje as shteti nuk na përfshin në statusin e jetimit, ku mund të përfitohen disa benefite minimale të jetesës. Padyshim që fëmijët jetim kërkojnë një dorë për t’u mbajtur por kërkojnë edhe dashuri

Fëmijët jetimë

Të pranishëm në Parlament këtë fundjavë ishin edhe politikanë, të cilët seancën me fëmijët jetimë e cilësuan si më emocionuesen.

Në këtë foltore shpesh kemi folur për problematika të qytetarëve që përfaqësojmë dhe sigurisht kemi pasur përballë kolegët tanë, por ua them me zemër se më i bukur se sot s’ka qenë kurrë Parlamenti

Deputetja demokrate Orjola Pampuri

Sinqerisht dua t’ju them se kam më shumë emocione sot se ç’kam pasur kur jam betuar si deputete e Kuvendit të Shqipërisë dhe kjo falë jush

Deputetja e PS, Elisa Spiropali

Ju meritoni më të mirën dhe unë dua t’ju siguroj angazhimin maksimal të qeverisë, Ministrisë të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në mbrojtje të drejtave tuaja. Ne synojmë integrimin tuaj në çdo aspekt

Ministrja Manastirliu

Kujdesi ndaj jush duhet të jetë prioriteti ynë. Do i propozoja Vasilikës dhe Ogertës që nga fjalë të kalojnë në vepra, se besoj me fjalë jeni ngopur tashmë

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla

Fëmijët jetimë, përmes fjalëve në foltoren e Kuvendit përcollën mesazhe të forta për një shoqëri më solidare ndaj tyre, të cilët nuk duhen kujtuar vetëm në ditë specifike.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MosPERDORNIFENE: 21/05/2018 01:56

    Do beheni si KETA zuzare pa dallim feje krahine dhe ideje ?? MJERET SHQIPETARET ?? DUKET SIKUR JANE NE OKB FEMIJE NGA GJITHE GLOBI.

    Përgjigju
  • sapa: 20/05/2018 19:59

    Keni ardhur ne folene e grenzave o femije.

    Përgjigju
  • MOS.: 20/05/2018 16:42

    NE I Hoqem ferexhete Ndersa RAMA PO I KTHEN PRAPE ?? KJO ESHTE FATKEQESI QE RILINDASIT TANE U PERPOQEN TA KTHEJNE SHQIPERINE NGA PERENDIMI .,, ,,,DIELL QE LIND NGA PERENDON ...- THOSHTE NAIMI I MADH .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Kur hyra në politikë e pranova se jam i çmendur', Rama kujton fushatën e vitit 2000: Ju thosha se ju duhet një njeri anormal

'Kur hyra në politikë e pranova se jam i çmendur', Rama kujton fushatën e vitit 2000: Ju thosha se ju duhet një njeri anormal