Fermerët e Lushnjës braktisin serat: Kemi mungesë tregu dhe kosto të lartë prodhimi

Banorët e fshatrave Hysgjokaj dhe Ballagat në Lushnje prej vitesh merren me bujqësi. Gjithë të ardhurat e familjes së tyre i kanë siguruar nepermjet kultivimit dhe tregtimit të perimeve në sera diellore. Mirëpo, kohët e fundit ky biznes nuk duket të jetë më fitimprurës për ta.

Fermerët tregojnë se kostoja e prodhimit në serra është shumë e lartë, çka nuk justifikon çmime  shitjes së produkteve, apo edhe në rastet më të këqija mungesën e shitjes së prodhimeve. Rreth 30 % e fermerëve në këto zona kanë vendosur të heqin dorë prej kultivimit të produkteve bujqësore në sera, duke e shfrytëzuar tokën e tyre vetëm për mbjelljen e produkteve si misër, vreshta apo edhe kultura të tjera.

Serrat janë dëmtuar, plasmasi u kushton 2 mln lekë. Plus që prodhimet nuk ecin fare, vetëm transaporti nuk ia vlen, i hedhim prodhimet.

Fermer

I kemi braktisur, me gjithë investimet që kemi bërë, pasi nuk shitet malli. Qeveria nuk mendon për ne.

Fermeri 

Zona e njohur në gjithë vendin për kultivimin e perimeve ka rreth 300 hektarë tokë, të cilat i ka shfrytëzuar duke kultivuar perime në serra diellore. Por, me vështirësitë e shitjes së prodhimeve, jo vetëm fermerët e kësaj zone, por thuajse në githë rrethin e Lushnjes po tentojnë të largohen nga kultivimi i prodhimeve në këto sera.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 06/08/2018 18:19

    Serat i braktisën këtu e 28 vjet kur u bënë furgonaxhinj në mungese te shtetit dhe i trajtuan pasagjerët si bagti të haureve të tyre, që s kishin..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryemadhi kritika në Komitetin Drejtues të PL-së: Ndryshimet në statut u paraqitën dy orë para mbledhjes

Kryemadhi kritika në Komitetin Drejtues të PL-së: Ndryshimet në statut u paraqitën dy orë para mbledhjes