Fernando Alonso: Në fund të sezonit tërhiqem nga Formula 1

Fernando Alonso: Në fund të sezonit tërhiqem nga Formula 1

Fernando Alonso

Fernando Alonso do të tërhiqet nga Formula 1 në përfundim të Botërorit. Piloti spanjoll e bëri publik vendimin e tij në rrjetet sociale, ku publikoi edhe një video që tregon rrugëtimin e tij në këte sport.

Pas 17 viteve të mrekullueshme në këtë sport fantastik, ka ardhur koha për një ndryshim. Kanë mbetur edhe disa gara deri në përfundim të sezonit, të cilat do t’i zhvilloj me pasionin dhe impenjimin e përhershëm. E kam marrë tashmë vendimin për t’u tërhequr disa muaj më parë dhe më duhet të falënderoj Chase Carey dhe Liberty Median për sforcimin që bënë për të më ndryshuar mendjen. I falënderoj të gjithë te McLareni, zemra ime do të jetë gjithmonë me ta. Kishte ardhur momenti i duhur për t’u larguar nga F1. Falënderoj të gjithë ish-shokët e mi të skuadrave të ndryshme, rivalët e mi, partnerët dhe gazetarët, pra të gjithë ata me të cilët kam punuar. Veçanërisht falënderoj të gjithë fansat e mi në të gjithë botën.

Fernando Alonso, pilot

37-vjeçari është shpallur kampion në Formula 1 në vitet 2005 dhe 2006 me Renault, pak vite pasi kishte debutuar me Minardin (2001). Nga viti 2010 deri më 2014 garoi me Ferrarin, më pas u transferua te McLarenin. Në Vitin 2019 nuk do të jetë më pjesë e Formula 1.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë

'Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin' Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë