POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Festa e Birrës në Korçë ndez qytetin, kryebashkiaku Filo: Eventi më i madh veror që mbledh shumë turistë

Festa e Birrës në qytetin e Korçës është një nga eventet më kulminante të sezonit. Një festë që mbledh pushues nga i gjithë vendi por edhe shumë turistë të huaj. Pritshëmritë për këtë vit janë tepër të larta nga ana e bashkisë Korçë, duke qënë se edhe organizimi do të përfshijë aktivitete dhe të ftuar të veçantë.

Festa e Birrës në qytetin e Korçës do të zhvillohet në dy pjesë të qytetit, tek Pazari i Vjetër si edhe në sheshin para stadiumit Skënderbeu. Në një deklaratë për mediet kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo ka treguar rëndësinë e festës dhe pritshmëritë e vizitorëve.

Fillon edicioni 12-të i festës së birrës në korçë, është padyshim një prej eventeve më të mëdha organizuar nga bashkia e Korçës, dhe eventi më i madh veror në Shqipëri. Është një festë ,ecila mbledh në qytetin tonë shumë turistë nga vendi dhe të huaj. Atmosfera do të jetë shumë e bukur, ashtu siç është gjithmonë në këtë festë. Do të ketë shumë këngëtarë vendas dhe të huaj, të cilët do të bëhën pjesë e kësaj feste. 

Sotiraq Filo, kryebashkiak i Korçës

Festa e Birrës në Korçë starton ditën e sotme, dhe do të vijojë deri në datën12  Gusht, ku çdo natë do të ketë të ftuar të ndryshëm, freskinë e birrës Tirana si edhe aktivitete të veçanta. Kjo festë është kthyer në festën tradicionale për qytetin juglindor. 

a.me.
Komento