Festa e Kaninës 2018 më 15 gusht, takim brezash dhe traditash

Festa e Kaninës 2018 më 15 gusht, takim brezash dhe traditash

Festa e Kaninës

Kanina, fshati që qëndron si ballkon mbi Vlorë, me një pamje të mrekullueshme mbi qytet, organizon festën e tij.

Festa e Kaninës 2018, vjen në kalanë e Kaninës në një nga zonat më të mrekullueshme dhe historike të Vlorës,më datë 15 gusht.

Në kalanë shekullore turistë dhe qytetarë do të argëtohen me ritmet e muzikës popullore vlonjate, këngë polifonike, valle si dhe me gatimet tradicionale të zonës.Kjo festë gjithashtu bën të mundur dhe takimin e brezave pasi do të ofrojë një program të larmishëm për çdo grup moshë.

Fshati i Kaninës ndodhet 3 km larg qytetit bregedtar të Vlorës. Në këtë fshat ndodhet edhe kalaja e Kaninës, e cila është ndërtuar mbi një qendër të vjetër banimi, në shekullin III p.e.s.

Kjo fortesë ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 3625 hektarë. Kalaja u rindërtua nga Perandori Justinian në shekullin V, ndërsa rëndësia e saj spikati veçanërisht gjatë rezistencës së shqiptarëve të udhëhequr nga Skëndërbeu ndaj pushtuesve turq.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër