Festa e pavarësisë festohet edhe në Lisbonë, shefat e kuzhinës promovojnë kulinarinë shqiptare

Festa e pavarësisë festohet edhe në Lisbonë, shefat e kuzhinës promovojnë kulinarinë shqiptare

Shefat e kuzhinës Sokol Prendi dhe Oltion Veshi

Festa e pavarësisë së Shqipërisë këtë vit është festuar edhe në Lisbonë, kryeqytet i Portugalisë. Qendra për Edukimin Kulinar (QEK), e drejtuar nga shefi i mirënjohur shqiptar Sokol Prenga, në kuadër të nismës DegustAlbania, e cila ka si qëllim promovimin e kulinarisë shqiptare në botë, sëbashku me Konsullatën e Nderit të Shqipërisë në Lisbonë, drejtuar nga konsulli Lourenço Xavier De Carvalho, ishin organizatorët e këtij eventi që bëri bashkë komunitetin shqiptar në Lisbonë dhe përfaqësues të insitucioneve portugeze.

Eventi u zhvilluar në ambientet prestigjoze të Palacio dos Marqueses, ndërtuar në shekullin e XVII -të nga arkitekti i familjes mbretërore Diogo Marques Lucas. Sot, pallati, mikpret edhe Muzeun e Vlerave Universale, një hapsirë ku grupmosha të ndryshme kanë mundësinë e disa eksperiencave të vyera në fushën e të drejtave të njeriut.

"Është një nder shumë i madh për mua sot, të kemi këty dy shefa të mirënjohur shqiptar si Sokol Prenga dhe Oltion Veshi, të cilët na kanë bërë një prezantim mbreslënës të traditës kulinare shqiptare"– tha Konsulli De Carvalho në fillimin e fjalës së tij përshëndetëse.

"Dua të falenderoj shumë Qendrën për Edukimin Kulinar që na bëri pjesë të kësaj inisiative dhe jam i bindur se ushqimi është një nga mjetet më të mira për për një njohje sa më të mirë të Shqipërisë edhe këtu në Portugali. Vitin e fundit është rritur shumë  numri i portugezëve që kanë interes për të vizituar Shqipërinë dhe jam i bindur se ky bashkëpunim do e forcojë akoma më shumë këtë tendencë," – vijoji De Carvalho.

"Më lini të falenderoj në radhë të parë konsullin për mikpritjen në këtë pallat madhështor dhe plot histori. Është një privilegj për mua, të prezantoj, sëbashku me kolegun Oltion Veshi, disa pjata të kulinarisë shqiptare" – tha në fillim të fjalës së tij shef Sokol Prenga. "Një nga arsyet kryesore pse QEK-u ka filluar nismën DegustAlbania është ajo e njohjes së larmishmërisë së kuzhinës tonë nëpër botë. Shumë shpesh në fakt, dëgjojmë se kemi një kuzhinë të varfër dhe me pak elementë, kur ndërkohë është krejt e kundërta" – përfundoi Prenga.

Pas prezantimit të pjatave, nga shumica e krahinave shqiptare të shef Oltion Veshi, të pranishmit patën mundësinë e degustimit dhe vlerësimit maksimal të kuzhinës shqiptare. Më tej aktiviteti vijoji me një vizitë në Palacio dos Marqueses.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale