Festa mbrëmë në Bunk'Art 1/Atmosferë magjike për adhuruesit e muzikës dhe futbollit

Ashtu siç ishte premtuar, Bunk’Music është pushtuar nga adhuruesit e muzikës dhe të futbollit mbrëmjen e kaluar. Nga salla e ish-Asamblesë në "Bunk’Art 1", grupi "All in Band" dhe këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj ndezën skenën me ritmet e muzikës Jazz dhe Blues.
Pas zërave fantastikë dhe interpretimit live të këngëtarëve, një ekran gjigand, birra dhe barbeque ishin ato që pasuan koncertin.
Botërori Rusi 2018 u zhvendos për disa orë në oborrin e Bunk’Art 1 ku qindra të pranishëm shijuan ndeshjen dhe golat midis Argjentinës e Kroacisë

Bashkimi i të vjetrës me modernen kombinoi edhe ushqimin e mirë me "Birra Tirana" ne bashkepunim me Bashkia e Tirane dhe Telekom. Të shkujdesur mes natyrës dhe dritave elektrizuese, të pranishmit shijuan performancën e Vitmar Bashës dhe bandës së tij. 

Një moment prekës ishte ai i përkujtimit të basistit të grupit "Jericho", Suad Jamini i cili humbi jetën në mënyrë të papritur vetëm pak ditë më parë si pasojë e një ataku kardiak.

Për më shumë se 2 orë performancë live, në skenën e improvizuar në harmoni me natyrën, Vitmar Basha & Band, mbajtën publikun të elektrizuar përgjatë gjithë kohës. Dita botërore e muzikës e cila festohet në të gjithë botën pati një hapësirë të veçantë në Bunk'Art dhe u prit në mënyrë të shkëlqyer nga publiku.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës