Festa me shqiponjën, Shaqiri vijon ironinë me zviceranët: Goli ishte për malësorët

Festa me shqiponjën, Shaqiri vijon ironinë me zviceranët: Goli ishte për malësorët

Xherdan Shaqiri gjatë ndeshjes Zvicër-Islandë

Xherdan Shaqiri vijon të polemizojë me zvicerianët që kur këta të fundit i kërkuar shtatshkurtrit të kërkonte falje për festën me simbolin e shqiponjës në ndeshjen e Botërorit kundër Serbisë.

Fillimisht, para pak ditësh, në një intervistë për mediat ‘helvete’ Shaqiri u shpreh se ‘kërkon falje pasi janë prekur njerëzit në male’. Një deklaratë e mirëmenduar e cila brenda fshesh ironi, ironi e cila është përsëritur sërish. 

Pas ndeshjes së zhvilluar dje kundër Islndës të cilën Zvicra e fitoi me shifrat 6-0, Shaqiri i cili ishte autor i një goli, u shpreh se goli ishte për malësorët.

Mendoj se më keqkuptoni shpesh. Goli im ishte për malësorët, po, për njerëzit që jetojnë në male.

Xherdan Shaqiri

Ndryshe nga Xhaka, Shaqiri duket se nuk është dakord me idenë për të kërkuar falje. Dje zviceranët e emëruan kapiten Xhakën, kjo pasi futbollisti me origjinë shqiptare kërkoi falje për shqiponjën duke u shprehur: “Ishte një budallallëk, nuk do ta përsëris për asnjë arsye.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot