POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Festivali i Këngës/ Jonida Maliqi në Eurosong 2019 me “Ktheju tokës” në shqip (FOTO)

Jonida Maliqi, këngëtare

Këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju tokës” me tekst edhe muzikë të Eriona Rushitit u zgjodh fituese e Festivalit të Këngës. Në garë ishin 22 konkurrentë, mes të cilëve edhe këngëtarë big, disa prej tyre, si Eranda Libohova, si dhe vet fituesja shënjuan në këtë edicion të 57-të rikthimin e tyre në skenën e madhe pas shumë vitesh.

Më këngën “100 pyetje” me tekst të Pandi Laços dhe muzikë të Gent Myftaraj, Libohova arriti që të fitojë Çmimin e Medies dhe Çmimin e tretë. Gjithashtu në këtë festival u evidentua përballë zërave profesionistë edhe të rinj, si Dilan Reka, Klint Çollaku, MIRUD (Durim Morina), dhe Lida Lufi, e cila u renditë e dyta në garë, me “Rrëfehem” kompozuar nga Enis Mullai.

Tekstin e kësaj kënge e ka bërë vet artistja e re, ku ka shkruar eksperiencën e saj personale, duke rrëfyer marrëdhënien e saj me Zotin dhe këndvështrimin për jetën. Një këngë tjetër tepër emocionuese e sjell nga dy zëra të rinj të talentuar ishte “Leyla” Marako Strazimiri dhe Imbro arriti që të rrëmbejë Çmimin e të rinjve. Kënga ka në fokus historinë e një vajze 14-vjeçare, që mëson se do të bëhet nënë dhe vendos të mbajë fëmijën. 

Jonida Maliqi rikthehet pas një mungese 11-vjeçare në Festivalin e Këngës, në skenën që preku për herë të parë në moshën 13-vjeçare. Kënga e përzgjedhur trajton një temë që ka një sensibilitet të veçantë veçanërisht për shqiptarët, emigrimin. “Ktheju tokës tënde” bëhet njëkohësisht një thirrje për të larguarit.

Ajo rrëfeu mbrëmjen e djeshme se kënga do të jetë në shqip edhe gjatë kompeticionit në Eurosong në Tel Aviv. Sipas kompozitores, për vet tematikën e këngës këndimi në gjuhë tjetër nuk do të ishte i përshtatshëm, pasi edhe teksti ka në fokus tokën amë. 

Festivali në këtë edicion u prezantua nga aktori Viktor Zhusti dhe show girl Ana Golja. E reja 22-vjeçare e lindur në Kanada solli në skenën e festivalit mesazhin e ruajtjes së vlerave të identitetit, si gjuha dhe kultura vendase. Ndërsa, të ftuarit special gjatë tre netëve të festivalit në Pallatin e Kongreseve ishin Ermal Meta, Arjeta Dhima, Igli Mezini, Antonio Çako dhe Erza Muçolli.

Ora 17:05
Festivali i 57 i Këngës/ Jonida Maliqi në Eurosong 2019 me “Ktheju tokës” në shqip

Jonida Maliqi duke marrë çmimin

1 / 5

Jonida Maliqi duke marrë çmimin

2 / 5

Jonida Maliqi duke performuar

3 / 5

Jonida Maliqi duke performuar

4 / 5

Jonida Maliqi duke marrë çmimin

5 / 5
f.g./al.sp.
Komento