Festivali rikthehet pas 20 vitesh, Ndriçim Xhepa: Të mos ndërpritet, por të bëhet një herë në 2 vite

Pas një mungese të gjatë 20-vjeçare në skenën e teatrit shqipfolës u rikthye Festivali Mbarëkombëtar i Teatrove. Në këtë festival ku prej dy netësh po prezantohen shfaqjet e 14 trupave teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, aktori i njohur Ndriçim Xhepa flet për pritshmëritë, që ka nga prezantimi i shfaqjeve që ngjiten në skenën e ArTurbinës. Ai mendon se duhet punuar seriozisht, që ky festival të shkojë drejt cilësisë

 Pritshmëritë, kam përshtypjen se nuk duhet që t’i ketë fort të qarta edhe vet drejtori (Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar), që është marrë me anën teknike të këtij festivali. Por ajo që kemi biseduar ne është se do të ishte pozitive, që ky festival të shkonte drejt cilësisë, duke u bërë njëherë në dy vjet.

Ndriçim Xhepa, aktor

Sipas Xhepës, i cili është edhe President i jurisë, do të ishte shumë pozitive që festivali të zhvillohej njëherë në dy vite vite, sepse brenda këtij harku kohor trupat qendrore edhe të rretheve do të kishin mundësi përzgjedhje 

Jo më kot e thashë njëherë në dy vjet, se kjo do të krijonte mundësinë që secila trupë të vinte me shfaqjen teatrore më cilësore. Njerëzit takohen, njihen dhe krijojnë lidhje dhe bashkërendim, që mendoj se i bën mirë aktrimit teatror shqiptar.

Ndriçim Xhepa, aktor

Ai shpreson, që të zhvillohet jo vetëm në Tiranë, por edhe në Prishtinë e Shkup

Ideja tjetër që festivali të lëvizë në Tiranë-Prishtinë-Shkup është shumë pozitive, sepse kështu do të bëhej më interesant, duke e pasuar stafetën nga njëri tek tjetri. Kështu çdo drejtori artistike, trup teatrore apo regjisorë që do të kishte dëshirën për t’u përfshirë në festivalin do të vihej para përgjegjësisë për të shkuar drejt cilësisë.

Ndriçim Xhepa, aktor

Përsa i përket skenës ku po zhvillohet festivali tek  ArtTurbina shprehet se

Gjithmonë kam pasur mendimin, jo sot, por sot edhe shumë kohë më parë, që kur u dha kjo ide dhe filloi ndërtimi, se nuk ka asnjë gjë të keqe, përpos problemeve që ka salla qendrore atje (TK) në qendrën tonë të Tiranës, se si do të shkojë, çfarë forme apo ç’drejtim do të marrë? Ne nuk po merremi me këtë aspekt, por mendoj se nuk ka asgjë të keqe, që është bërë kjo sallë, veçse të mirë. Vetëm këtu ku jemi mund të banojnë rreth 250 mijë banorë. Prandaj një hapësirë e tillë, një sallë e tillë skenike nuk ka asnjë të keqe, veçse të mirë, se çdo vit dalin regjisorë dhe aktorë të rinj. Në ArTurina në radhën shtatë, ku unë isha fjala vinte, nuk e di për më sipër, por nëse edhe më lart është kështu, unë mendoj se kjo është diçka pozitive.

Ndriçim Xhepa, aktor

Por si e sheh Ndriçim Xhepa faktin, që artistët që protestojnë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar kanë vendosur të qëndrojnë indiferentë ndaj këtij festivali.

Pa dashur që t’u jap mend atyre që për momentin kanë një veprim ndryshe, një administrim ndryshe të vetvetes, mendoj që fenomenin atje nuk e zgjidh ardhja apo mos ardhja në këtë festival. Festivali bëhet këtu dhe në Akademinë e Arteve (UA), edhe tek TKES (Teatri Eksperimental) ka dy shfaqje. Për mendimin tim mund të bëhej edhe atje, nuk ishte ndonjë dramë e madhe. Por, ajo ka një logjikë tjetër që duhet të marrë zgjidhje, formë, bashkëbisedim, përfundim, konkludim dhe festivali duhet që të ketë jetën e vet, sepse bëhet për ata që vinë edhe për ata që nuk vinë. Ata janë pjesë e këtij komuniteti dhe nuk e zgjidh ngërçin bërja ose jo e festivalit.

Ndriçim Xhepa, aktor

Prezantimi i shfaqjeve në ArTurbina do të vazhdojë çdo mbrëmje, deri në datë 30 shtator.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Historia tragjike e disidentit: Sipas Nexhmije Hoxhës, shkak për burgosjen e Qani Çollakut u bë Mehmet Shehu, i cili në një letër dërguar Enverit i shkruante se…

Historia tragjike e disidentit: Sipas Nexhmije Hoxhës, shkak për burgosjen e Qani Çollakut u bë Mehmet Shehu, i cili në një letër dërguar Enverit i shkruante se…