Feston me fraza nacionaliste, FIFA nis hetimet, ylli kroat rrezikon gjysmëfinalen/ VIDEO

Feston me fraza nacionaliste, FIFA nis hetimet, ylli kroat rrezikon gjysmëfinalen/ VIDEO

Domagoj Vida, futbollist i Kroacisë

Vida dhe Ognjen Vukojevic kanë postuar një video ku janë duke festuar për kualifikimin në gjysmëfinale në dhomën e zhveshjes në Rusi. Në videon e postuar në Youtube qendërmbrojtësi i Besiktas thotë frazën ‘Lavdi Ukrainës’,një frazë të cilën e përdorin forcat e ushtrisë ukrainase dhe çështja nacionaliste që është kundër pretendimeve territoriale ruse në vend.Videoja ka shkaktuar zemërim në Rusi, në televizionet që kanë publikuar fotot dhe janë dukshëm të zemëruar. Fifa ka nisur një hetim pasi u alarmua për pamjet.

Në një deklaratë për SunSport, organi qeverisës tha: "FIFA po përpunon raporte të ndryshme të ndeshjes në fjalë, si dhe dëshmi të mundshme në lidhje me çështjen e përmendur.

"Ju lutem kuptoni, derisa të kemi vlerësuar të gjitha informacionet e disponueshme, ne nuk mund të komentojmë më tej."

Sipas kodit disiplinor të FIFA-s Kushdo që provokon publikun e gjerë gjatë një ndeshjeje do të pezullohet për dy ndeshje dhe do të sanksionohet me një gjobë minimale prej 5,000 franga (£ 3,800).

Qeveria ka kërkuar masë ndëshkimore për futbollistin pasi populli është ndjerë publikisht ‘i fyer’. Më pas futbollisti kroat është munduar ta rregullojë problemin duke thënë se : Kjo fitore është për Kroacinë. Jo politikë. Është një shaka. Kjo ishte një shaka për miqtë e mi rus që kur kam qenë pjesë e Dinamos së Kievit, nuk kisha ndërmend diçka tjetër. Unë nuk e kuptoj pse tifozët rus nuk e kanë kuptuar. Më pëlqejnë njerëzit në Rusi. Ishte thjesht një shaka.

Treshja zvicerane Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteiner u gjobitën vetëm për festimet e tyre me shqiponjë në fitoren ndaj Serbisë, por mund të jetë ndryshe me kombin pritës që ndjen se është abuzuar dhe fyer.

(Videoja e Domagoj Vida në Youtube)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un