Fier, 16 shkolla rrezikojnë të mbyllen, drejtoresha e DAR: Shkak emigracioni

16 shkalla në qarkun e Fierit rrezikojnë të mbyllën për shkak të mungesës së frekuentimit të nxënësve. Shkak për këtë janë bërë kushtet ekonomike të familjeve shqitare e për këtë edhe largimi drejtë emigracionit. Ky numër sa vjen e rritet dhe për këtë arsye 2 shkolla në Roskovec dhe 14 në Fier rrezikojnë të mbyllen.

Çdo vit ka reduktim të numrit të nxënësve, dhe arsyeja është emigrimi i fëmijëve, ku kemi bashkim familjar, ku babai ka qenë emigrant dhe nëna ka qenë këtu bashkë më fëmijën. Bashkimi familjare bëjnë që të reduktohet  numri i nxënësve.

Yllka Beci drejtoreshë e DAR Fier

Sipas drejtoreshës arsimore është duke u bërë një studim për të bashkuar klasat dhe për t'u rikthyer në sistemin e mëparshëm që klasat me pak nxënës të zhvillojnë mësimin në klasa kolektive.

Që në muajin Maj ministria e Arsimit ka marrë një studim të detajuar dhe ka prekur fizikisht territorin e shkollave që janë me klasa kolektive. Në bashkinë e Fierit kemi 14 shkolla të tjera, të cilat janë të përhapur anë të gjithë tërritorin e bashkisë së Fierit. Kështu që jemi ende në përfundimin e studimit të këtyre shkollave drejt mbylljes.

Yllka Beci drejtoreshë e DAR Fier

Më të rrezikuar për klasa kolektive, janë ato të fshatrave, ku edhe numri i nxënësve është më i vogël. Sistemimi i orareve mësimore pritet të miratohet nga ministria e arsimit e më pas edhe kalimi i tyre nëpër shkollat përkatese, ku do të zhvillohet mësimi kolektivisht.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ardi: 04/09/2018 18:24

    Bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €

Në tre muaj 1.6 mld euro në arkën e shtetit, por bien fitimet e biznesit! ‘Financat’: Shpenzimet publike 1.2 mld €