Fier/ 2500 abonentë nuk paguajnë faturat e ujit, debitorë rafineria e naftës dhe bizneset, Gjikondi: Të gjithë me matësa

Në qytetin e Fierit  numërohen 2500 abonentë debitorë përsa i përket mos pagimit të ujit të pijshëm. Pjesa më e madhe e debitorëve janë bizneset dhe rafineria e naftës. Ndërkohë që një pjesë të konsiderueshme të faturave të papaguara e kanë zënë edhe nga institucionet shtetërore, por me daljen e një vendimi të Këshillit të Ministrave ato tashmë janë futur në skemën e likujdimit.

Sa i përket qytetarëve debitorë ata shtrihen në fshatrat e zonës së Dermenasit në Hamil, Baltëz, Mucaj etj. Ndërkohë në këto fshatra ka filluar edhe prerja e lidhje të paligjshme të cilat janë lidhur nga banorë. Drejtori i shitjeve në UKF shprehet se të gjithë debitorët do të ndëshkohen, ndërsa ata që janë me pagesa afrofe do t’u vendosen matësa.

Në këtë zonë jemi duke verifikuar abonentët debitorë dhe ata që kanë lidhje të paligjshme. Do pajisim të gjithë me matësa. Do mundohemi t’ju japim të gjithë ujë në 24 orë. Debitorët më të mëdhenj janë rafineria dhe disa biznese.

Endri Gjikondi, Drejtor i shitjeve në UKF

Aksioni për prerjet e paligjshme do të vijojë edhe në ditë në vazhdim ndërsa sa i përket pjesës së debitorëve të mëdhenj pritet të arrihet një marrëveshje për likujdimin e faturave të prapambetura.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjylameti denoncon Bashën në parlament: Nxiti të tjerët të votojnë kundër dje në asamble për daljen nga monitorimi

Gjylameti denoncon Bashën në parlament: Nxiti të tjerët të votojnë kundër dje në asamble për daljen nga monitorimi