Fier/ Banorët e Shën Pjetrit prej vitesh pa ujë: Kemi ngritur zërin, s’përgjigjet njeri. Këtë ujë se pi as lopa

200 familje në fshatin Shën Pjetër të Fierit prej vitesh vuajnë për ujin e pijshëm. Ata thonë se uji në çezmat e tyre vjen i ndotur pasi tubacionet janë tërësisht të amortizuara dhe sëbashku me ujin e pijshëm përzihen edhe ujërat e zeza. Edhe pse shqetësimin e tyre e kanë ngritur në institucionet shtetërore, banorët e këti fshati thonë se nuk po gjejnë zgjidhje.

Nuk ka ujë të pijshëm, e blejmë ujin e pijshëm. Kemi 20 vite që e blejmë. Është i papijshëm. Se si ujë e kemi, po s’e pijmë. Vijnë makinat, shesin ujë, e blejmë.”-ka thënë banorët e Shën Pjetrit.

Ndër të tjera banorët shprehen se uji është aq i ndotur sa as lopët nuk e konsumojnë atë.

“Edhe lopa nuk e pi këtë ujë. Nuk di çtë them. Është ngritur zëri për ujin, por ai ujë është prapë.”-është shprehur një tjetër banor.

Prej vitesh banorët e Shën Pjetrit detyrohen të blejnë ujë me autobote për të mbuluar nevojat e tyre jetike, e për bashkinë e Fierit kjo problematikë as që është në rend dite, pavarësisht ankesave të këtyre banorëve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë