Fier, dekurajimi i fermerëve: Mungesa e tregut dhe importit, shkak për uljen e të mbjellave

Çdo ditë e më shumë po bien të mbjellat me grurë, për vitin 2018 janë kultivuar 7560 ha me grurë  krahasuar me vitin e kaluar, ku kanë qenë 8760 ha, e kthyer në konvertim, janë mbjellë 1200 ha grurë më pak nga viti i kaluar. Shkak për këtë është bërë rendimenti i ulët dhe mungesa e tregut, pasi gruri i importit e ka gjunjëzuar atë vendas.

Edhe pse shpesh ka pasur debate për cilësinë e miellit të importit, gjithçka ka kaluar me deklarata mediatike, por nuk është marrë asnjë masë për ta ndaluar. Një shpresë më të madhe e jep tërshëra në vendin tone, pasi kërkesa për të është më e madhe, e kjo kulturë bujqësore duket se ka një rritje për t’u kultivuar. Fermerët thonë që problem janë edhe përmbytjet, të cilat kohët e fundit kanë shkaktuar mjaft probleme. 

Fermerët që mbjellin kultura të ndryshme në qarkun e Fierit vazhdimisht kanë hasur në probleme sa i përket pjesës mbështetëse nga ana e qeverisë. Sipas tyre, ka pasur shumë premtime, por realiteti është krejt ndryshe, pasi mbështetja është vetëm në reklama mediatike dhe asgjë më shumë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Taulanti: 22/06/2018 01:20

    KJO BEHET ME QELLIM NGA QEVERIA QE FERMERET TE MOS TE MERREN ME MBJELLJE FRUTA PERIME POR TE MBJELLIN KANABIS KETE PROPAGANDE INDIREKTE E BEN DHE ERION BRACE DUKE JU REFERUAR ED RAMES ME NJE BASHKEBISEDIM ME FERMERET QE NUK GJENIN DOT TREG PER SHITJEN E MOLLEVE DHE QEPEVE QE FERMERET TE MBJELLIN ATO KULTURA QE BEJNE PARA DHE QE KERKOHEN NE TREG

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan

Izraeli i kundërpërgjigjet Iranit, goditet një bazë ushtarake në Isfahan