Aksident në Fier, polici i burgut përplas për vdekje kalimtaren/ Emri+Video

FIER- Një aksident ka ndodhur sot në mbrëmje në hyrje të qytetit. Një mjet tip “Audi“  me targa "AAO08" , i cili drejtohej nga një polic burgu, Hysen Shehu, 25 vjeç, ka përplasur një këmbësore në anë të rrugës. 

Si pasojë ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital, këmbësorja Lindita Kola, 51- vjeç. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit. 

Ndërkohë mësohet se autori është ndaluar nga forcat policore të komisiariatit të Fierit.

Njoftim i plotë i policisë

Në datën 22.05.2018, rreth orës 20:45, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, shtetasi Hysen Shehu, 25 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh” duke drejtuar automjetin tip “Audi“, ka përplasur shtetasen L.K, 51 vjeçe, e cila ishte duke lëvizur në këmbë. Shtetasja L.K ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin Rajonal Fier. Shtetasi Hysen Shehu është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryen veprimet proceduriale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez