POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Fier, tritol automjetit të mësueses, në kërkim autorët

Mjeti i djegur në Patos

Fier- Ditën e sotme në lagjen “1 Maj”,është djegur pjesërisht mjeti tip “Nissan”, e cila rezulton të jetë në pronësi të, Eriselda  Agalliu, mësuese në shkollën ‘Zhani Ciko”, banuese në Patos.

Dyshohet se në pjesën e përparme të mjetit është vendosur lëndë plasëse eksploziv. Eriselda Agalliut i është djegur edhe një makinë tjetër tip "lancia",  5 muaj më parë. Agalliu për Report Tv ka thënë se makina e saj para 5 muajsh është djegur për shkak të një defekti teknik.

Burimet thanë se tritoli ka shpërthyer në orën 1:30, kur Eriselda  dhe djali i vogël 5- vjeçar kanë qenë në gjumë. Mësohet se deri tani nuk ka ndonjë autor apo motiv të dyshuar, pasi gjatë marrjes së deklarimeve, Agalliu është shprehur se nuk di të ketë ndonjë konflikt. Ndërkohë policia e Fierit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

                                 Mësuesja, të cilës i'u vendos tritoli në makinë

                                   Reagimi i komshinjëve

a.me./b.ha.
Komento