Fier, i ndërprenë lidhjen e energjisë elektrike të paligjshme, dhunon punonjësit e OSHEE

Fier, i ndërprenë lidhjen e energjisë elektrike të paligjshme, dhunon punonjësit e OSHEE

Foto nga vendngjarja, institucioni i OSHEE

FIER- Një person ka ushtruar dhunë mbi punonjësit e OSHEE. Mësohet se personi në fjalë, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ka kërkuar të takojë drejtorin e institucionit, dhe pasi është konfrontuar me punonjësit, është larguar nga vendngjarja.

Por gjatë një lidhje telefonike, drejtori i OSHEE Fier, Armando Zhuka, pohoi se një person ka ardhur dhe është futur në ambientet e institucionit dhe ka kërkuar takim ne drejtorin rajonal. Pasi është vënë në dijeni se drejtori nuk ndodhej për momentin, personi në fjale i ka kërcënuar dhe ka treguar pistoletën.

Po ashtu Zhuka ka theksuar se ka edhe pamje filmike, te cilat i janë vënë në dispozicion policisë dhe më pas është kryer kallëzimi përkatës. Sipas drejtorit te OSHEE, këto kërcënime kanë ardhur si pasojë e operacioneve të kryera në terren për ndërprerjen e lidhjeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët