Fier/ ‘Kthesa e vdekjes’ në aksin Celigrad –Baltës, shkak mungesa e sinjalistikës

Mbi dy tre raste vdekje, duhet të vejë dorë bashkia se taksat i kërkojnë kokërr më kokë. Është kthesë e rrezikshme dhe e fortë. Ka patur vdekje dhe plagosje. Ka patur shumë pasoja. Lutemi që organet kompetente të marrin masa dhe t’a zgjerojnë.

Është cilësuar si kthesa e vdekjes pasi ka marrë shumë jetë njerëzish. Kjo kthesë është në segmentin rrugor, Celigrad –Baltës në zonën e Fierit. Shkak për aksidentet është bërë mungesa e sinjalistikës. Janë disa lapidare të personave që kanë humbur jetën, ndërsa drejtuesit e mjeteve të cilët janë banorë të kësaj zone apelojnë për përmirësimin e sinjalistikës rrugore.

Drejtuesit e mjeteve

Pavarësisht aksidenteve të një pas njëshme deri tani nuk është marrë asnjë masë për përmirësimin e sinjalistikës apo edhe devijimin e kësaj kthese.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet