POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

VD/Fier, pas dasmës përfundojnë në kanal me makinë, vdesin 2 kushërinjtë e vajza franceze

Një aksident tragjik, me pasojë vdekjen e tre anëtarëve të një familjeje, ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Fierit. Ngjarja e rëndë është shënuar në aksin Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Varibop, ku një automjet tip "Suzuki", me targa IHZ 1755, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal me ujë, duke iu marrë jetën drejtuesit të mjetit dhe dy pasagjerëve, të cilët i përkasin të njëjtës familje.

Janë identifikuar viktimat e aksidentit tragjik, që janë shtetasit Fisnik dhe Agustin Murataj, djem xhaxhallarësh, si dhe e fejuara e Fisnikut, e cila ishte me origjinë franceze dhe quhej Nazia Aham, por që jetonte së bashku me dy viktimat e tjera në Greqi. Ata po ktheheshin nga një dasmë, ndërsa shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një gropë në rrugë. Shoferi i mjetit ka devijuar rrugën për të shmangur gropën, por ka përfunduar në kanal.


Fisnik Murataj dhe e fejuara e tij, dy nga viktimat e aksidentit në Fier

Report Tv ka siguruar pamjet e nxjerrjes së një prej trupave të pajetë nga automjeti. Më pas është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për nxjerrjen e automjetit të aksidentuar nga kanali me ujë.  

 
Report Tv mësoi se personat po udhëtonin për në Greqi pas një gëzimi familjar, dasmë, por rruga e tyre është ndërprerë në mes, pas aksidentit fatal, që iu ka marrë jetën në orën 08:00 të mëngjesit. Trupat e pajetë janë dërguar në morgun e spitalit të Fierit. Ndërsa vijon puna për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti tragjik. 



Informacion paraprak
Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip "Suzuki" me targa IHZ 1755.

Për pasojë janë mbytur shtetasit F.M, 32 vjeç; A.M, 30 vjeç si dhe shtetasja N.A, 34 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë po vazhdon procedura e mjekësisë ligjore për tre viktimat e aksidentit të rëndë.

Dy kushërinjtë do të tërhiqen nga të afërmit e tyre për t’i përcjellë në fshatin e tyre Kute të Mallakastrës.

Ndërsa kufoma e vajzës franceze do të niset për në Tiranë nën kujdesin e ambasadës franceze, për ta percjellë  më pas për në vendin e lindjes së viktimës.

Ora 12:27
FOTOT/ Kush janë tre të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Fier

Report Tv ka siguruar foto të viktimave të aksidentit tragjik në Fier. Më poshtë, ju sjellim foto të shtetases franceze Nazia Aham, 34 vjeçe, e cila ishte e fejuar me shqiptarin Fisnik Murataj.

Të dy mbetën viktima të aksidentit të rëndë, ku makina shmangi një gropë në rrugë dhe përfundoi në një kanal me ujë. Së bashku me Fisnikun e Nazian, humbi jetën dhe djali i xhaxhait të Fisnikut, Agustin Murataj. Të tre personat banonin në Greqi, ndërsa ndodheshin në vendin tonë për një gëzim familjar.


(Nazia Aham)

(Fisnik Murataj)


(Postimi i francezes në 'Facebook' me makinën e aksidentuar sot në Fier)

 

Ora 14:57
Aksidenti tragjik, flet komshiu i viktimave: Trupin e vajzës e nxori zvarrë fshatari ynë

Një ndër komshinjtë e viktimave të aksidentit tragjik sot në Fier ka folur pas ngjarjes së rëndë. I moshuari tregon momentet e tmerrit, kur njëri nga fshatarët është futur mes ujit dhe ka nxjerrë zvarrë trupin e shtetases franceze, e cila mbeti e vdekur së bashku me të fejuarin e saj dhe kushëririn e këtij të fundit.

“I nxori një fshatari jonë nga kanali. Është fshatari im, e ka tokën aty matanë, ai i pa. U fut i shkreti dhe i nxori zvarrë, femrën, kurse ata dy tjerët ishin brenda makinës. Nuk kam qenë kur janë vrarë ata”, tha ai.

d.co./d.ba.
Komento

Komente

  • elia: 19/04/2018 10:02

    dhe pastaj ?? Është çështje origjina? një grua e re ka humbur jetën e saj të jenë të respektueshëm.

    Përgjigju
  • Eli: 11/04/2018 23:11

    Ngushellime sa keq iken 3 te rinj

    Përgjigju
  • Emigranti: 09/04/2018 14:19

    Francezes? Nga shkrimi eshte grke por ska gje. Ngushellime familjaret.

    Përgjigju
    • Llazi: 09/04/2018 19:23

      Nazia Aham te duket greke ty? Eshte franceze me origjine nga Magrebi.