Fier, polici vret veten me armën e shërbimit brenda në komisariat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në Komisariatin e Policisë së Fierit aty ku një efektiv policie i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.  

Efektivi që ka humbur jetën është Kastriot Fafa. Policia ka dhënë detaje për ngjarjen, duke sqaruar se Fafa është gjetur pa shenja jete brenda në komisariat, ndërsa i është gjetur një plagë në trup e dyshuar nga armë zjarri. Nuk dihen ende motivet motivet që çuan efektivin e policisë drejt aktit të vetëflijimit.  


Makina e policit Kastriot Fafa

Njoftimi i Policisë së Fierit: 

Fier

Informacion paraprak

Në datën 24.04.2018, pasi ka mbaruar shërbimin, ka vrarë veten me armën e shërbimit Oficeri i Patrullës së Përgjithshme të Rendit, shtetasi K.F, 46 vjeç, banues në fshatin Seman, Fier.6 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 
Kastriot Fafa

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xhimi,: 24/04/2018 14:56

    respekt per kete djale ,ngushellime familjes nuk e di si ka ndodhur por flasim per nje djal shume te mire,kemi mbaruar bashk shkollen e bashkuar,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Memaliaj, avokati Andrea Zotaj i shpëton breshërisë së kallashnikovit

Atentat në Memaliaj, avokati Andrea Zotaj i shpëton breshërisë së kallashnikovit