Fier/ Qytetarët kundërshtojnë taksën afrofe për banesat: I kemi shtëpitë më të vogla, paguajmë më shumë

Fier- Sportelet e bashkisë prej ditësh janë mbushur me qytetarë të shumtë  të cilët presin në rradhë për t’u sqaruar në lidhje me pagesën afrofe të taksës së shtëpisë. Taksa afrofe është vendosur në faturat e ujit nga këshilli bashkiak i Fierit që në muajin qershor, ndërkohë që implemtimi i saj ka shkaktuar mjaft indinjatë te qytetarët.

Po taksa e shtëpisë p.sh: unë e kam djalin invalid. Kjo thotë ky lloj invaliditeti nuk përfshihet në këto taksa, kur unë në 15 vite e kisha të përjashtuar nga taksat. Kjo thotë do paguash taksën të marrësh hipotekën. Djali im 90 mijë lekë pension ka. Ç’taksë të paguaj unë?

Qytetarë

Nga ana tjetër ka reaguar edhe bashkia e Fierit, përmes nënkryetarës, Enkeleda Peshkepia. Ajo ka kërkuar nga qytetarët që të sjellin dokumenta që të bëhet verifikimi i metrave të banesave të tyre e më pas ata do të paguajnë sipas hapsirave që posedojnë.

Është e vërtetë që në sportelet e bashkisë Fier në muajin e fundit ka patur një radhë të gjatë të banorëve të Fierit me ankesën për pagesën për tarifat vendore. Gjithçka që duhet të bëjnë banorët është të sjellin dokumentacionin e pronësisë dhe menjëherë taksa e ndërtesës ezaurohet, dhe qytetarët e Fierit paguajnë për aq sa kanë në dizpozicion.

Enkeleda Peshkepia N/Kryetare bashkisë Fier

Ankesa ka pasur edhe nga qytetarë të cilët sipas ligjit janë të përjashtuar nga taksat si invalidët , pensionistët, ata që marrin ndihmë sociale. Sipas Peshkëpisë problemi i këtyre të fundit do të rregullohet deri në fund të muajit korrik.

Jemi përpjekur të informojmë çdo qytetar, për çdo kategori, pensionistët e vetëm, invalidët.

Enkeleda Peshkepia N/Kryetare bashkisë Fier

Problemi i taksës së banesës i vendosur afrofe nga Bashkia Fier ka filluar implementimin pa u bërë verifikimet e nevojshme, ndërkohë që duhet të kishte ndodhur e kundërta.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë