Fier/ Rrëmbejnë dhe tentojnë të përdhunojnë 13 vjeçaren, arrestohen tre të rinjtë

FIER- Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur në rrethin e Fierit.

Redion Tereziu 22 vjeç, Jorges Dosti 24 vjeç dhe Marjus çalamani 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh të Roskovecit kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur.

Ata e kanë çuar 13 vjeçaren në një banesë të pabanuar ku me forcë kanë tentuar ta përdhunojnë.

Policia i ka kapur në flagrancë dhe të tre janë tashmë të arrestuar.

Ata ndodhen nën akuzën për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “marredhenie seksuale me te mitur” e mbetur ne tentativë.

E kuptova se më iku cupa, nuk e gjeta në shtresa, ora ishte 9 e darkës, e kanë marrë me dhunë, i kishin lidhur gurmazin.

E ëma e vajzës 13-vjeçare

Mora vesh që nuk ishte çupa në dhomë. I kishin shtruar batanijen, i kishin bërë vendin atje ata. Çupën e gjeti gruaja atje poshtë. Ishte e lidhur, do ta përdhunonin, nuk ka kuptim, për atë e kishin marrë ata. Kur iu afrova unë, ata ikën me vrapë nga dritarja ishin tre. Janë nga fshati Arapaj këtu. Vajza ishte e lidhur nga duart edhe goja, këmbët jo. E kishin lidhur në fyt dhe i kishin futur një leckë në gojë. E gjeti gruaja, erdhi policia, na mori edhe ne me vete, e çuan në spital e vizituan të tëra me të ëmën.

Babai i vajzës 13-vjeçare

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qoqja: 15/05/2018 12:50

    Arrestoni. Dhe baballaret kafshave me dy. Kembet se gjysmen e fait e Kane. Dhe dhe sorhoshet abballare qe i honger mortja

    Përgjigju
  • Kafsha: 15/05/2018 11:45

    Atje në burg tani bajgave, do t ua hapin rondelen mirë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij

Zhdukja e 3-vjeçarit në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij