Fier, shtohen rastet e dhunës në familje, psikologia Dimo: Shkak, kushtet e vështira ekonomike

Në Qarkun e Fierit vetëm për periudhën Qershor, Korrik dhe Gusht të këtij viti, përsa i përket dhunës në familje, ka një rritje të numrit për dhunë në familje. Vetëm në tre muaj janë arrestuar 15 persona, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Shifrën më të madhe të dhunës në familje e kemi në zonat rurale. Psikologët shprehen se shkaqet për dhunë në familje janë nga më të ndryshmet, por rastet më shpeshta janë për shkak të gjendjes ekonomike.

Është e vërtetë se ka një rritje te dhunës  në familje dhe shkaktarët për këtë fakt janë shkaqet ekonomike të vendit tonë,  të cilat lindin konfliktet, debatet, të cilat degradojnë edhe në dhunë.

 Esmeralda Dimo Psikologe

Sipas psikologes Dimo, një ndikim shumë të madh ka edhe marrja e mentaliteteve nga vendet të tjera, e kjo ka bërë që marrëdhëniet në çift të degradojnë. 

Arsyeja tjetër është dhe fakti i marjes së mentaliteteve  nga vendet e tjera, të cilat janë të gabuara, çojnë në degradimin, duke çuar më pas edhe në ego personale të gjithë secilit, për të parë mënyrën individuale dhe jo të mirën familjare. Kjo ka të bëjë me rastet e personave, të cilët mund të përfundojnë në divorce, por para se të arrijnë në raste të tilla, kalojnë në degradim dhe dhunë ndaj njëri tjetrit. 

Esmeralda Dimo Psikologe

Akoma mbetet problem që shumë çifte, kur kanë probleme bashkëshortore mundohen t’i zgjidhin vetë, pa kërkuar ndihmën e psikologut, e kjo ka degraduar deri në dhunë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH

Pas arrestimit të Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH