POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Fier/ Heroi që shpëtoi nga mbytja dy vajzat merr çmim, kryebashkiaku Subashi i premton dhe punë

Fier-Pa kaluar as 24 orë nga rrëfimi i Adimir Murataj, i riu që shpëtoi nga mbytja 2 vajzat e vogla të Rudina Kishtës në lumin Seman, kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka vendosur t’i dorëzojë një certifikatë mirënjohjeje të riut, si edhe t’i sigurojë një vend pune.

Adimir Murataj, hyri në lum duke shpëtuar jetën e dy vajzave të mitura, e u kthye në heroin e ditës.

Certifikata e dorëzuar për Adimir Muratajn

Murataj tregoi dje në Report Tv, versionin e plotë të ngjarjes, ku mes të tjerash tregoi se ishte i papunë dhe se kishte shkuar të peshkonte për të mos qendruar në kafe si të rinjtë e tjera.

Lajmi mori bujë dhe u komentua gjerësisht në rrjetet sociale si një nga rastet reale se në çfarë gjendje jetojnë të rinjtë shqiptar që janë të papunë.

f.g./b.ha.
Komento

Komente

  • Bushi: 18/08/2018 00:39

    Duhet te KETE rreziqe per mbytje QE te krijohen VENDE PUNE ?? SUBASHI eshte nje langaraq QE vete TUND KOKEN kur perrallis RAMA .FIERI ESHTE KTHYER NE QYTETIN ME TE PASIGURT NE RAJON NGA BANDAT HEQIMI BORICI KUCET ME FAME EUROPIANE , ZEQOT E MALLAKASTRES QE KANE PUSHTUAR NDERTIMIN , ...JANE AQ SHUME SA DUHEN ROMANE TI PERMENDESH ...

    Përgjigju
  • redi: 17/08/2018 18:15

    Murataj tregoi nje akt qytetarie ,por dhe Subashi tregoi se pervec nje bashkiaku qe i ndrroi faqen Fierit ,eshte dhe nje vleresues i vlerave humane per te morivuar aktet heroike . Dhenia e certifikates dhe nje vend pune per te riun eshte vleresim i drejte nga Subashi

    Përgjigju
  • Robshi: 17/08/2018 15:55

    O shoku mos u perdor nga keta monstra se bejne show me aktin tend realisht per tu pergezuar...nga ana tjeter mbase ai kryetari aty eshte direkt pergjegjes per gjendjen psikologjike te asaj qe desh i vrau duke e perjashtuar nga ndonje ndihme sociale...

    Përgjigju