Fiera del Levante, mungesë totale e institucioneve dhe zyrtarëve nga Shqipëria

Fiera del Levante, mungesë totale e institucioneve dhe zyrtarëve nga Shqipëria

Panairi Fiera del Levante

Shumë vende të ndryshme të botës, që kishin apo jo përfaqësues të bizneseve të tyre në panair, kishin dërguar emisarë të institucioneve, qoftë edhe për të shprehur me anë të pranisë së tyre interesimin e ligjshëm ndaj aktiviteti të tillë.

Nuk mungonin afrikanët, apo kinezët e kudogjendur. Por nuk ishte present as edhe një përfaqësues i vetëm i shtetit shqiptar. Nga asnjë dikaster. Nga asnjë department.

Mësuam se ftesat për pjesëmarrje bëhen nga ana e drejtuesve të Fiera del Levante-s dhe jo nga ana e ministrive apo enteve shtetërore italiane. Kjo ka ndodhur gjithnjë kështu.

Por, ndërkohë që më parë kemi parë edhe praninë e kryeministrit Edi Rama, jo vetëm që nuk kishte ministra, po as drejtorë apo specialistë të bashkëpunimit apo zhvillimit ekonomik. Pasi u interesuam pranë qendrës drejtuese të panairit, mësuam se ftesa janë dorëzuar, si zakonisht, pranë ambasadës shqiptare në Romë, e cila më pas njofton për këtë Tiranën.

Kryeministri Rama ndodhet në Nju Jork, kështu që e kishte të pamundur të vinte. Po as ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj dhe as ai i Jashtëm Ditmir Bushati nuk e panë më vend t’i përgjigjen ftesës. As ambasadorja Anila Bitri, as ndonjë punonjës i Ambasadës. Madje nuk u duk as edhe konsulli i përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Bari, që ndodhet 10 minuta larg me makinë nga Fiera.

Pyetja e parë që shtrohet është ajo se pse neglizhohet prania në një event, ku përfaqësohen shumë shtete të botës dhe, kryesorja, në Itali – Pulja, në një ekspozitë të ekonomive dhe mundësive pa fund që ofron për ne afërsia me ekonominë e shtatë të botës.

Kjo, natyrisht, nga institucionet e vendit fqinjë do të interpretohet si mungesë interesimi jo vetëm ndaj fqinjit, por edhe lli oportuniteteve për lidhje të tjera, që ende në Shqipëri nuk i njohim mirë.

Pyetja e dytë është ajo se si mendojnë autoritetet shqiptare të mbeshtetin daljen, e vështirë financiarisht, në panairet botërore, për bizneset shqiptare, që kanë shumë për të ofruar, por që nuk kanë kapacitetet e bizneseve të mëdha, që nuk duan t’ia dinë për shtetin. Me sa duket, zhvillimi ekonomik i është lënë spontaneitetit, përpjekjeve të privatit, ardhjeve masive të turistëve dhe vizitorëve të ndryshëm në Shqipëri, ndërkohë që ka institucione të tëra, që paguhen me taksat e kontribuesve, të tilla si ato të Investimeve të Huaja, Zhvillimit Ekonomik, të cilat detyrë kryesore institucionale kanë lidhjet me jashtë.

Është me vend të kujtohet se Pulja është një rajon tashmë me lidhje tradicionale me Shqipërinë, pork u ekzistojnë mundësi pa fund. Jo vetëm në fushën e call center-ave, apo fasoneve.

Në këtë rajon, privatët me fondet e tyre kanë bërë 3 miliardë euro investime në dy vjetët e fundit. Turizmi ka sjellë një rritje në masën +16.9% të të punësuarve në sektor. Bujqësia ka shënuar 4 për qind rritje. Përveç këtyre, në Fiera përfaqësohen edhe rajone të tjera të Jugut italian, si Siçilia, Abruzzo, Basilicata, etj.

Fiera del Levante, natyrisht, është një ent privat. Ajo bën ftesa, por nuk mbulon shpenzimet për ata që kërkojnë të përfaqësohen. Por, nisur nga prania në nivel shumë të lartë e personaliteteve italiane e të tjera të huaja, mund të mendohej se të paktën i njejti interes mund të shprehej edhe këtë vit, si vitet e mëparshme.

Le të shpresojmë që gjërat të ndreqen vitin e ardhshëm.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, ishte larguar nga shtëpia disa ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 49-vjeçarit në ujërat e Bunës

Shkodër, ishte larguar nga shtëpia disa ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 49-vjeçarit në ujërat e Bunës