Transferta e majme nga Meksika 'joshi' grabitësit e Fierit

FIER - Zbardhen detaje të reja nga grabitja e një dite më parë në qytetin e Fierit, ku pas shkëmbimit të zjarrit me policinë mbeti i vdekur një prej autorëve, Xhuliano Sollaku, 20-vjeç, nga Elbasani. 

Grabitësit kanë qenë katër persona, ndërsa një prej tyre dyshohet se ka mbetur i plagosur. Duke përfituar nga errësira, tre prej autorëve mundën të arratisen dhe të humbin gjurmët. Ata tentuan të grabisin banesën e Minella Muçës, ndërsa dyshohet se për realizimin e këtij qëllimi janë ndihmuar nga një fierak i cili ka njohur mirë zonën. 

Gjithçka ka ardhur pas informacioneve se djali i Muçës, i cili jeton në Meksikë, ka dërguar te familjarët një transfertë të majme parash. Kjo e dhënë ka rënë në veshët e grabitësve, të cilët kanë mësyrë banesën në orët e para të mëngjesit të ditës së premte. 

Por kur tentuan të futen në banesë, familjarët i ndjenë dhe njoftuan menjëherë policinë, e cila mbërriti në vendin  e ngjarjes, por u ndesh në breshërinë e armëve automatike dhe pistoleta të autorëve. Bilanci është ai që dihet tashmë, një grabitës i vrarë - ndërsa në radhët e bluve nuk ka pasur të plagosur.

Banorët e Fierit të tronditur: Të rikthehet dënimi me vdekje
Janë kthyer në makth grabitjet në qytetin e Fierit. Për një periudhë të shkurtën në këtë qark janë regjistruar dhjetëra grabitje, por dy prej tyre kanë shkaktuar edhe viktima. Grabitja e fundit e ndodhur një ditë më parë në Fier ka tronditur qytetin. Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit, ku policia ka shkëmbyer zjarr me disa grabitës, duke lënë të vdekur njërin prej tyre.

Ndërkohë që edhe pak kohë më parë u regjistrua edhe një viktimë tjetër, ku grabitësit vodhën një pikë këmbimi valutor, ndërsa një qytetar i cili tentoi të ndalonte grabitësit i qëllua për vdekje nga ana e tyre. Por menjëherë pas ngjarjes u arrestuan grabitësit. Viktima Ilir Vrenozi u kthye në simbol të sakrificës për qytetarët fierak. Por sot banorët ndjejnë frikë, por edhe indinjatë, ata thonë se duhet të rikthehet ligji i dënimit me vdekje.

"Të frikësuar, jo vetëm për këtë, pse rasti i parë është ky. Edhe djali im po të ishte, po vajti t’i marr tjetrit pasurinë, le ta rrahin. Policia ka bërë shumë mirë, ata dy hajdutët e tjerë të varen. Të vijë tjetri natën të të grabisë, është shumë e rëndë, policia bëri shumë mirë. Pushkatim dhe sekuestrim pasurie".

Banorët e Fierit për Report Tv

Nuk është vetëm Fieri ku ndodhin grabitjet, por ato tashmë janë bërë të zakonshme në të gjitha qarqet e vendit, madje mund të thuhet se grabitje tashmë janë kthyer në kronika të zakonshme.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit!

Atentat avokatit në Memaliaj, i shpëton breshërisë së kallashnikovit!