Filipine, 74 persona humbin jetën, ndërsa 55 persona janë shpallur të zhdukur nga tajfuni Mangkut

Filipine, 74 persona humbin jetën, ndërsa 55 persona janë shpallur të zhdukur nga tajfuni Mangkut

Tajfuni Mangkhut në Filipine

Nga goditja e tajfunit Mangkhut në Filipine numri i të vdekurve ka arritur në 74, ndërsa 55 persona janë shpallur të zhdukur, për shkak të rrëshqitjeve të tokës në krahinat veriore, ka bërë të ditur policia.

Gjithashtu sipas një raportimi të bërë nga rajoni verior Cordillera, numri i të vdekurve nga tajfuni ka arritur në 60 persona, ku përfshihet provinca e Benguet, ku një rrëshqitje masive mbuloi një zonë të minierës në qytetin Itogon.

Gjithashtu, 52 të zhdukur kanë qenë nga Cordillera.   

Qindra oficerë policie, ushtarë, punonjës të emergjencave dhe vullnetarë kanë dhënë ndihmën e tyre duke gërmuar baltën e trashë dhe mbeturinat e tjera për të kërkuar të zhdukurit në zonën e minierës, në Itogon. 

            Zëdhënësi i policisë kombëtare, mbikëqyrësi i lartë,  Benigno Durana

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”

Asgjë e re nga fronti i Perëndimit për të korruptuarit dhe “non gratat”