POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Çelja e negociatave dhe finalizimi i marrëveshjeve me Greqinë, Rama takim 'kokë më kokë' me Metën

Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure një takim me presidentin e Republikës, Ilir Meta, në zyrën e këtij të fundit. 

Në fokus të takimit mësohet të ketë qenë finalizimi i marrëveshjeve me Greqinë si Pakti Detar, shfuqizimi i Ligjit të Luftës si dhe çështjet lidhur me të drejtat e emigrantëve atje. Report Tv ka mësuar se takimi mes shefit të ekzekutivit dhe kreut të shtetit ka zgjatur rreth 40 minuta dhe është zhvilluar në orën 18:00.

Shqipëria dhe Greqia kanë vendosur si afat përfundimtar për firmosjen e marrëveshjeve muajin qershor. Moment ky i cili korrenspondon edhe me vendimin e Bashkimit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë, ku Athina zyrtare ka premtuar mbështetje në favor të Tiranës.

Edhe ky vendim i pritshëm i Brukselit është diskutuar nga Rama dhe Meta. Më herët presidenti Ilir Meta ka kërkuar angazhim të plotë të qeverisë dhe institucioneve për të përmbyllur me sukses këtë objektiv të rëndësishëm, që i hap rrugë anëtarësimit në bllokun europian.

Meta te Ambasada britanike pas takimit me Ramën
Presidenti Meta, i pranishëm në një festë te Ambasada Britanike në Tiranë, ka thënë për përfaqësuesit e medias se ka pasur një takim me Ramën këtë pasdite, por pa dhënë detaje shtesë.

"Ishte një takim me kryeministrin Edi Rama. Nuk preferoj të jap detaje". 

Është përgjigjur shkurtimisht Ilir Meta 

l.q.
Komento

Komente

  • Kafsha: 13/06/2018 23:22

    Për ç’farë të drejta emigrantësh do të flasin këta? Që nga 1990 deri në 2005-ën që emigrantët filluan të merrnin lejet e para të qëndrimit nga fqinjët, për 15 vjet punuan si skllevër në të zezë pa sigurime duke mbushur vendasit xhepat e tyre dhe njëkohësisht si rrjedhojë e kësaj vet shteti grek nuk mblidhte dot taksa. Pra vet fqinjët nga njëra shkatërruan emigrantët të cilët nuk mund të marin dot pension dhe nga ana tjetër shkatërruan vet vendin e tyre përderisa puna e zezë nuk parashikon taksa për sistemin, përveç dhunës dhe diskriminimit.

    Përgjigju