Finalja e Botërorit plot surpriza, përveç Erës do të performojë dhe një tjetër artiste shqiptare

Era Istrefi, Nicky Jam dhe William Smith

Era Istrefi konfirmoi pjesëmarrjen e saj në ndeshjen finale të kupës së botës ku do të këndojë përkrah  Ëill Smith dhe Nicky Jam.

Por ndërkohë që të gjithë po presim performancën e saj “live” në natën finale të Botërorit 2018 në Rusi, në datën 15 korrik, mësohet se një tjetër artiste shqiptare do të performojë përkrahë Erës dhe është këngëtarja e cila vodhi zemrat e mijëra fansave në Rusi, Arilena Ara.

Nëpërmjet postimit të saj në Instagram, ajo ka zbuluar se do të këndojë në Moskë më 15 korrik në finalen e Kupës së Botës 2018 në Fan Zone.

Postimi i Arilenës

an.el.
Komento